Bota

Shkon në rreth 1.4 numri i të infektuarve në botë, Kina dhe Korea e Jugut japin leksione, Italia shpreson pas bilancit të s

7 Prill 2020, 06:51 Nga DOSJA
Shkon në rreth 1.4 numri i të infektuarve në botë, Kina dhe

TIRANË- 1,397,312 milion njerëz janë infektuar me koronavirus në të gjithë botën, ndërsa 74,000 të tjerë kanë vdekur. Më shumë se 10,000 njerëz të infektuar kanë vdekur vetëm në Shtetet e Bashkuara, ndërsa ekspertët paralajmërojnë se më e keqja nuk ka ardhur ende. Ndërkohë agjensitë funerale janë të tronditura dhe nuk përballojnë dot më punën.

Më e mirë nuk është situata në Europë. Kryeministri i Britanisë së Madhe është i pari lider botëror që i rrezikohet jeta nga koronavirusit. Ai është shtruar në spital pasi simptomat i janë përkeqësuar, ndësa ministri i Jashtëm Dominic Raab do të marrë drejtimin kur të jetë nevoja.

Deri më tani Anglia ka shënuar 51,608 të infektuar dhe 5,373 viktima. Nga ana tjetër Italia me Spanjën duket se i kanë ulur ritmet dhe se masat e marra kanë filluar që të japin efekt. 

Kina, vendi ku filloi pandemia Covid-19 nuk ka regjistruar më vdekje të reja që prej janarit, ndërkohë që rastet e reja janë të gjithë të importuara nga jashtë. Japonia ka nisur të marrë menjëherë masat për parandalimin e koronavirusit, por ekspertët kanë frikë së mund të jetë tepër vonë. Ndërsa Koreja e Jugut po ecën me ritmet e Kinës, pasi vetëm dje regjistroi 47 infektime të reja.

Sa i përket rajonit, Serbia ka më shumë të infektuar, plot 2200 të tillë dhe 58 viktima, ndërsa 1755 pozitivë me covid-19 janë shënuar në Greqi. Vendi gjithashtu ka 79 viktima. Maqedonia e Veriut, ka shkuar në 570 të prekur dhe 23 vdjekje.

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote masat kunder covid 19 koronavirusi ne bote masat kunder covid 19

Sondazh

Poll