Bota

Kina nuk rregjistron asnjë vdekje nga koronavirusi në 24 orët e fundit, që prej muajit janar

7 Prill 2020, 07:37 Nga DOSJA
Kina nuk rregjistron asnjë vdekje nga koronavirusi në 24 orët e

KINË– Atje shpërtheu virusi, por sot po bën kërdinë  në Europë. Sipas mediave të huaja mësohet senë 24 orët e fundit Kina nuk ka shënuar asnjë vdekje nga Covid-19 që nga muaji janar.

Kujtojmë që janë raportuar 32 raste të reja ku të gjitha ishin të importuara nga jashtë dhe nuk raportohej më për të infektuar brenda Kinës.

Ndërkohë deri më tani Kina ka regjistruar në total 81,740 raste dhe 3,331 vdekje.

Ditët  e fundit shumica e qyteteve në Kinë po i rikthehen normalitetit, duke bërë që masat e marra për të ndaluar përhapjen e virusit kanë nisur të lehtësohen.

Prej ditës së nesërme njerëzit do të lejohen të largohen nga Wuhani dhe Hubei nëse janë të pajisur me një kod të gjelbër QR në celularët e tyre, ku tregon se këta njerëz që kanë nj kod të tillë  nuk kanë më probleme me shëndetin.

1.34 milion njerëz janë infektuar me koronavirus në të gjithë botën, ndërsa 74,000 të tjerë kanë vdekur. Deri më tani Anglia ka shënuar 51,608 të infektuar dhe 5,373 viktima. Edhe Italia me Spanjën duket se i kanë ulur ritmet dhe se masat e marra kanë filluar që të japin efekt. Italia ka arritur në shifrat e 136,675 të infektuarve dhe 13,341 viktimave, ndërsa Spanja ka poziticë 132,547 persona, dhe 16,523 viktima. Në rajon, Serbia ka më shumë të infektuar, plot 2200 të tillë dhe 58 viktima, ndërsa 1755 pozitivë me covid-19 janë shënuar në Greqi. Vendi gjithashtu ka 79 viktima. Maqedonia e Veriut, ka shkuar në 570 të prekur dhe 23 vdjekje.

Burimi: TheGuardian 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi në kinë koronavirusi në kinë

Sondazh

Poll