Bota

Gjithë natën në kujdesin intensiv prej covid-19, si është gjendja e kryeministrit Johnson, mjekët nuk janë optimistë

7 Prill 2020, 06:24 Nga DOSJA
Gjithë natën në kujdesin intensiv prej covid-19, si

BRITANI E MADHE- Kryeministri Boris Johnson e ka kaluar gjithë natën në kujdesin intensiv për shkak të ndikimit që ka pasur koronavirusi në shëndetin e tij. Megjithatë siapas mjekëve, gjatë gjithë natën Johnson ka qënë i vetëdijshëm dhe ka marrë oksigjen.

Gjendja e tij nuk ka ndryshuar brenda natës, por ka ende një mundësi që të përkeqësohet. Një prej mjekëve të spitalit është shprehur se kryeministri i Britanisë ka probleme me frymëmarrjen.

“Siç ndodh shpesh me Covid-19, gjendja e tij tani është përkeqësuar, kështu që ai është vendosur në kujdes intensiv, ku ka shumë të ngjarë që të vendoset nën një ventilator për të marrë frymë për të.”

55 vjeçari, u shtrua në spitalin St Thomas të dielën pasi prej 10 ditësh simptomat e tij të koronavirusit ishin përkeqësuar, duke i shkaktuar shumë probleme kryesisht me mushkritë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota boris johnson boris johnson me covid-19 koronavirusi ne angli boris johnson boris johnson me covid-19 koronavirusi ne angli

Sondazh

Poll