Aktualitet

Qytetarët të pabindur/ Me qese në duar shfaqen grumbull tek tregu i Kamzës, nuk mbajnë radhë

7 Prill 2020, 08:23 Nga DOSJA
Qytetarët të pabindur/ Me qese në duar shfaqen grumbull tek tregu

Tiranë- Shqiptarët vijonë të jenë të pabindur edhe pse qeveria dhe mjekët bëjnë thirrje që ruajnë distancën sociale, pasi dalin nga banesat e tyre për të bërë pazar. Siç shihet edhe në fotot e mëposhtme, qytetarët në tregun e Kamzës nuk mbajnë radhë teksa blejnë ushqime, fruta dhe perime. Madje nuk respektojnë as distancën sociale. Me qese nëpër duar ata qëndrojnë shumë pranë njëri-tjetrit.

Një ditë më parë kryeministri Edi Rama deklaroi se të gjithë ata që nuk respetojnë masat e vendosura nga qeveria rrezikojnë të burgosen. Ai u shpreh se qytetarët që duan të bëjnë pazare, mund t’i bëjnë ato me makinat e tyre, por vetëm, dhe me autorizimin përkatës. Rama njoftoi se orari për të bërë pazar do të jetë nga ora 05:00 e mëngjesit deri në 14: 40 të mesditës.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet foto nga tregu i kamzës plani i masave per covid-19 foto nga tregu i kamzës plani i masave per covid-19

Sondazh

Poll