Bota

Profesori i Harvardit Charls Liebe, dyshohet se ka ndihmuar në krijimin e Covid-19 në Kinë

6 Prill 2020, 18:13 Nga DOSJA
Profesori i Harvardit Charls Liebe, dyshohet se ka ndihmuar në krijimin e

SHBA-Pandemia e koronavirusit, ka sjellë një sërë teorish konspirative për origjinën e saj, njëra prej të cilave pretendon se është krijuar nga njeriu. Të tilla janë dyshimet mbi Charls Lieber, i cili është profesor i Universitetit të Harvardit dhe mendohet se është i përfshirë në prodhimin e koronavirusit në Kinë.

Ky informacioni është publikuar nga një agjensi në Spanjë e cila duke u bazuar në teori konspirative shkruan se Lieber ka pasur kontakte me disa studentë kinezë dhe Universitetin e Teknologjisë në Wuhan, vendi ku ishte origjina e Covid-19.

Profesori Charles Lieber i Harvardit, u arrestua në janar të këtij viti pasi u akuzua gënjeu autoritetet federale amerikane në lidhje më pagesat e dyshimta që ka marrë nga Universiteti i Teknologjisë në Ëuhan dhe fshehu pjesëmarrjen e tij në planin e Talenteve kinezë, duke ngritur më shumë dyshimet për përfshirjen e tij në prodhimin e koronavirusit nga dora e njeriut.

Kjo ide u mbështet nga senatori i Arkansas, Tom Cotton, i cili pyetjes nëse ky virus ishte prodhuar në Kinë iu përgjigj shkurt se ishte diçka që kërkonte hetim.Dyshimet e ngritura për profesorin e Harvardit erdhën në një kohë me arrestimin e dy studëntëve kinezë, të cilët kontrabandonin lëndë që përmbanin mostra biologjike në Kinë, lajm i shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale.

Departamenti i Drejtësisë amerikane njofton se tre të arrestuarit, profesori Lieber, studenti Yangqing Ye dhe një pjesëtar i forcave kineze të sigurisë, akuzohen për vjedhje të kërkimeve amerikane, ndërsa kishin gjetur 21 shishe biologjike të vjedhura. Hetimet vijojnë në SHBA, për të çuar drejt një përfundimi konkret.

Burimi: en.as

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota charls lieber koronavirusi ne bote charls lieber koronavirusi ne bote

Sondazh

Poll