Aktualitet

“Kemi porositur 30 mijë teste të tjera”, Manastirliu flet për gjendjen shëndetësore të Krajës e Xhaxhos: Janë mirë

6 Prill 2020, 16:19 Nga DOSJA
“Kemi porositur 30 mijë teste të tjera”, Manastirliu flet

TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, është shprehur sot se Shqipëria është përfshirë në nismën e Organizatës Botërore të Shëndetësisë “Public Health Emergency Solidarity Trial”, për t’u bërë pjesë e një studimi klinik ndërkombëtar, për optimizimin e protokolleve për trajtimin e COVID19. Sipas zyrës së medias nga ministria e Shëndetësisë, bëhet me dije se kapacitetet për testime janë të plota, por strategjinë e vendosin ekspertët.

Për trajtimin e pacietëve me COVID19 po ndiqen protokollet si në vendet e tjera, përdorim po ato linja trajtimi. Shqipëria për herë të parë do të jetë pjesë e një studimi të madh klinik, “solidarity trial”, iniciuar nga OBSH. Do jemi pjesë e një skuadre botërore për hetimin klinik duke përfshirë antiviralët dhe hydroxychloroquine. Ne nuk kemi probleme me kapacitetet. Kemi aktualisht dhe kemi porositur edhe 30 mijë teste të tjera. Por strategjinë e testimit e vendosin ekspertët. Ne po zbatojmë rekomandimet e OBSH-së për testim testim testim për çdo rast të dyshuar”, tha Manastirliu.

Në lidhje me vatrën e Shkodrës, Manastirliu tha se Shkodra është një qytet që ka dy vatra që janë zbuluar nga njësitë dhe strukturat e shëndetësisë. “Kam një apel që dua ta bëj jo vetëm qytetarëve të Shkodrës por edhe të Tiranës e të gjithë Shqipërisë: Të respektojnë masat e marra, të respektojnë distancimin social, është e vetmja armë për të mundur COVID-19″, tha Manastirliu

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dha detaje edhe për shëndetin e dy mjekëve të njohur, prof. Dhimitër Kraja dhe prof. Roland Xhaxho. “Prof. Dhimitër Kraja ka rezultuar negative nga testimi i fundit, pra është i shëruar dhe gjendja e tij shëndetësore është shumë e mirë. Kur bisedova me të më tha që do të rikthehet në shërbim. Ndërsa prof. Xhaxho është në gjendje të stabilizuar. Sot bisedova me të dhe është duke dhënë një dorë për mjekët e infektivit aty në spital, edhe pse është vetë i prekur. Shembuj të tillë janë frymëzues”, tha Manastirliu.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet 30 mije teste per covid 19 koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 ogerta manastirliu 30 mije teste per covid 19 koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 ogerta manastirliu

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Prill 2020, 09:57

TIRANË – Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka liruar drejtorin e burgut ‘313’, Eduart Strugën, duke e lënë në masën “ar...