Politike

Mblidhet Kongresi i PS/ Balla: Sot ndezim motorët për zgjedhjet e qershorit

23 Mars 2019, 09:20 Nga DOSJA
Mblidhet Kongresi i PS/ Balla: Sot ndezim motorët për zgjedhjet e

TIRANË– Pak minuta më parë ka nisur Kongresi i Partisë Socialiste, në të cilin do të ketë rreth 8 orë diskutime.

Fjalën e hapi kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla. Ai theksoi se: “Shumica e shqiptarëve ka sot bindjen se ne jemi e vetmja force politike që mund te qeverisë vendin”, nderkohe qe shtoi me tej, se kjo shumice qeverisese po i qendron  besnik angazhimeve të bëra para shqiptarëve.

Ky Kongres i sotëm është i tillë, ne jemi partia më e madhe e gjithë shqiptarisë dhe po bëjmë punën që duhet. Ne jemi e vetmja forcë politike që qeveris me stabilitet dhe mund i qëndrojmë besnik angazhimeve të ndërmarra. Sot ndezim motorët për zgjedhjet vendore të 30 qershorit. Ne duhet të jemi fitues edhe në bashkitë që kanë mbetur peng i kundërshtarëve tanë. Opozita u mundua për të sajuar një ngërç pas braktisjes së mandateve. Kongresi i partisë ka qenë një moment reflektimi gjithmonë se çfarë kemi bërë dhe se çfarë do të bëjmë. Partia duhet të rimodelojë strukturën dhe të vijojmë aksionin për rritjen e mëtejshme të anëtarësisë.  Ne jemi të gatshëm për çdo lloj forme dialogu parlamentar në favor të vendit.

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla

Ditën e sotme, Partia Socialiste ka mbledhur Kongresin. Në këtë kongres u bë ri konfirmimi i (Lexo këtu) kryetarit të bashkisë Tiranë, Erion Veliaj dhe i kryebashkiakëve të tjerë socialistë që do të garojnë sërish në zgjedhjet lokale 2019.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike kongresi i socialisteve 23 mars taulant balla zgjedhjet e 30 qershorit kongresi i socialisteve 23 mars taulant balla zgjedhjet e 30 qershorit

Sondazh

Poll