Politike

Kongresi i PS/ Gjonaj: Beteja jonë vazhdon, korrupsioni nuk zhduket me një mandat 

23 Mars 2019, 10:01 Nga DOSJA
Kongresi i PS/ Gjonaj: Beteja jonë vazhdon, korrupsioni nuk zhduket me

TIRANË- Minisitrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj deklaroi në fjalën e saj në kongresin e PS, se beteja për reformën në drejtësi, do të vijojë edhe në mandatin tjetër.

Reforma në drejtësi, sado janë përpjekur per ta ndalur, është e pandalshme dhe rezultatet e saj janë vetëm fillimi. PS dhe kjo maxhorancë është e vendosur për të ecur në rrugën e reformave për shtet. Ne zgjodhëm një qasje të re për qeverisje, një koalicion për qytetarët me qytetarët. Beteja vazhdon, korrupsioni nuk zhduket me një mandat. Kemi shumë për të bërë por jemi në rrugën e duhur me vullnet të fortë. Forcimin e strukturave  dhe një administratë profesioniste do të na japë një qeverisje shumë më të mirë. Për këtë maxhorancë prioritet është vëmendja ndaj qytetarit, shërbimi ndaj tij në respekt të plotë të ligjit.

Minisitrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj

Ministrja e Drejtësisë u shpreh se janë ndëshkuar punonjës të administratës publike në bazë të ankesave të qytetarëve.

Janë bërë 38 mijë ankesa qytetarësh e në bazë të tyre dhe jo vetëm janë bërë shkarkime të punonjësve të administratës publike. Për ne gjatë këtij mandati, qytetarët kanë qenë të parët.

Minisitrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj

Ditën e sotme, Partia Socialiste ka mbledhur Kongresin.(Lexo këtu) Në këtë kongres u bë rikonfirmimi i kryetarit të bashkisë Tiranë, Erion Veliaj dhe i kryebashkiakëve të tjerë socialistë që do të garojnë sërish në zgjedhjet lokale 2019.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike etilda gjonaj kongresi i socialisteve 23 mars etilda gjonaj kongresi i socialisteve 23 mars

Sondazh

Poll