Politike

“Deri në frymën e fundit”, banorët e Astirit në protestë, Balliu: Të lirohet Protoduari (Video-live)

22 Mars 2019, 17:43 Nga DOSJA
“Deri në frymën e fundit”, banorët e Astirit në

TIRANË- Banorët e zonës së Astirit në kryeqytet kanë dalë sërish në protestë mbrëmjen e sotme. Me pankarta në duar “Rama ik” dhe me thirrjet “Deri në frymën e fundit”, ata vijojnë kundërshtimin e projektin “Unaza e Re” që rrezikon shembjen e banesave të tyre.

Në mbështetje të tyre janë edhe ish-deputetë të opozitës, midis tyre edhe ish-deputeti Klevis Balliu, i cili bëri thirrje për bashkim të qytetarëve në protestat e vazhdueshme, të cilat sipas Balliut do të rrëzojnë qeverinë.

Balliu kërkoi edhe lirimin e 6 personave të cilët u arrestuan një ditë më parë pas protestës së opozitës. Mes të arrestuarve është edhe Dorian Protoduari, banor i zonës së Astirit dhe një nga organizxatorët e protestës kundër “Unazës së re”.

“Ju bëj thirrje të bashkohemi për të sjellë njëherë e mirë zgjedhje të lira dhe ë ndershme. Nuk ka mënyrë tjetër, ndaj për hatër të fëmijëve tuaj duhet ta fitojmë këtë betejë me çdo kusht. Dorian Protoduari është arrestuar pa të drejtë, ndaj siç erdhëm tek Drejtoria e Policisë do të shkojmë edhe tek gjykata dhe nëse nuk e lirojnë dhe nëse sillen në të njëjtën mënyrë ne do ti përshkallëzojmë protesta,”- u shpreh Balliu.

Kjo protestë vijon prej më shumë se 4 muajsh. Banorët e Astirit kërkojnë anulimin e projektit “Unaza e Re” dhe dëmshpërblim 100% për banesat të cilat janë prekur nga ky projekt.

Ditët e fundit banorët e kanë përshkallëzuar protestën duke zgjatur orët, gjatë të cilave bllokojnë rrugën çdo mbrëmje.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike astir banoret e astirit protesta ne astir unaza e re astir banoret e astirit protesta ne astir unaza e re

Sondazh

Poll