Politike

Ethet e Kongresit zënë dhe Spiropalin: Nano do jetë prezent, ai flet edhe pa folur

22 Mars 2019, 22:10 Nga DOSJA
Ethet e Kongresit zënë dhe Spiropalin: Nano do jetë prezent, ai

TIRANË- Zëdhënësja e qeverisë Elisa Spiropali konfirmon prezencën e ish kryeministrit Fatos Nano në kongresin e Partisë Socialiste ditën e nesërme, por thotë se ish lideri i PS-së nuk do të mbajë fjalim.

Për Ora Neës, Spiropali tha se Fatos Nano “nuk do të flasë, ai flet pa folur”, shtuar më tej se ish-kryeminsitri do të jetë në Kongres.

Ne vijmë te qytetarët me kokën lartë për sa i përket punëve me Bashkitë që kemi bërë. Për Bashkinë e Durrësit do ta merrni vesh në kohën e duhur.

Nesër është eventi që është lajmëruar kohë më parë dhe eventi i Bashkisë Tiranë. Nesër aty do jenë qytetarë që i besojnë kësaj force politike, vizionit të saj për ndryshim.

Unë shpresoj shumë që të jetë nesër. Patjetër që i është bërë ftesë Fatos Nanos, ish kryeministrit, ish liderit të kësaf partie si dhe u është bërë

Nuk ka nevojë Fatos Nano të marrë fjalën. Flet pa folur. Do jetë aty. Ne nuk e ndajmë Partinë Socialiste, në Rilindje apo… siç e ndajnë në mediume. Për ne është një e tërë.

Ne këtë kongres e bëjmë përpara situatës aktuale politike, dhe të gjitha planet i bëjmë pavarësisht deklaratave të çuditshme. Nuk ka lidhje me ta, pa lidhje me ne, me bashkëqeverisjen me qytetarët.

Nuk e komentoj presidentin e republikës. Askush nuk është i pazëvendësueshëm. Zoti Meta është president dhe do vazhdojë të jetë deri në momentin e zgjedhjeve të tij”, u shpreh Spiropali.

Partia Socialiste do të zhvillojë Kongresin ditën e nesërme. Një nga pikat kryesore të zhvillimit të këtij Kongresi është prezantimi i kandidatëve që do të garojnë për zgjedhjet lokale 2019.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike elisa spiropali fatos nano kongresi i ps 23 mars 2019 elisa spiropali fatos nano kongresi i ps 23 mars 2019

Sondazh

Poll