Politike

Kongresi/ Ish-deputeti Shehaj: Festë hajdutërie, po u besuam prapë do ta lëmë Tiranën pa të ardhme

23 Mars 2019, 10:11 Nga DOSJA
Kongresi/ Ish-deputeti Shehaj: Festë hajdutërie, po u besuam

TIRANË- Ish-deputeti i PD-së, Agron Shehaj me anë të një postimi në rrjetet e tij sociale ka ironizuar Kongersin e Socialistëve që po zhvillohet në pallatin e Kongreseve duke e quajtur një festë hajdutërie.

Në postimin e tij, Shehaj shkruan se Rama dhe Veliaj do të festojnë mes luksit dhe shkëlqimit, vjedhjen që i kanë bërë Tiranës këto katër vjet.

“Po u besuam prapë, makutëria e tyre do ta lërë Tiranën pa të ardhme, si një shkretëtirë betoni ku lulëzon vetëm krimi, skamja, mungesa e shpresës,”-shkruan Shehaj.

Postimi i plotë:

Kongresi i Partisë Socialiste po zhvillohet në Pallatin e Kongreseve, i cili do të jetë i ndarë në 3 seanca. I pari që ka mbajtur fjalën është Taulant Balla i cili ka deklaruar se mazhoranca është e gatshme për çdo lloj dialogu. Kongresi i sotëm është i ndarë në tre seanca dhe pritet të zgjatë deri në orën 17:00.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike agron shehaj kongresi i ps-së 23 mars 2019 agron shehaj kongresi i ps-së 23 mars 2019

Sondazh

Poll