Politike

Viktimat e Covid-19 në Tiranë, Veliaj: Shpenzimet e funeralit i mbulon Bashkia

6 Prill 2020, 14:01 Nga DOSJA
Viktimat e Covid-19 në Tiranë, Veliaj: Shpenzimet e funeralit i mbulon

TIRANË– Bashkia Tiranë ka marrë përsipër që të mbulojë të gjitha shpenzimet funerale të të gjitha familjeve që kanë humbur të afërmit për shkak të Covid-19. Teksa po shpërndante pako për disa nga familjët që ndodhen në vështirësi ekonomike, në Pezë, Veliaj shtoi se një nga vendimet e sotme të Këshillit Bashkiak do të jetë pikërisht lehtësimi i familjeve që në këtë periudhë të vështirë humbasin të afërmit e tyre.

“Kam bërë një propozim për mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak: të gjitha shpenzimet funerale, sidomos të familjeve që kanë humbur dikë prej virusit, t’i mbulojë bashkia. Kjo është një luftë dhe këta njerëz, për shkak të një viroze, ranë në betejë, ndaj funeralet do t’i mbulojmë ne si shpenzime sepse nuk dua që këto familje, mes 100 halleve, të jenë duke vrarë mendjen edhe për këtë”, tha Veliaj.

Në fakt i gjithë vendi është izoluar dhe zhvillimi i ceremonive mortove nuk lejohet. Shumë njerëz që kanë ndërruar jetë gjatë kësaj periudhe janë përcjellë për në banesën e fundit, vetëm nga një ose dy anëtarë të familjes së tyre. Kryebashkiaku Erion Veliaj shtoi se në këtë periudhë nuk do të mungojë ndihma për asnjë familje në nevojë apo të moshuar që jeton vetëm. Ai siguroi familjet që jetojnë në çadra ose në shtëpi-kontenierë, se do të kenë gati shumë shpejt edhe banesat e reja.

“Do ecim pak më shpejt me shtëpitë tani që mbaruam dosjet, pasi pjesa e dokumentacionit është pjesa më e rëndësishme. Shtëpitë e reja që janë bërë, janë më të mira se ato që u prishën  nga tërmeti. Ne do të vazhdojmë me dosjet e shtëpive, pavarësisht virusit”, tha Veliaj, teksa u kërkoi qytetarëve që të qëndrojnë në banesat e tyre dhe të respektojnë masat e vendosura nga institucionet.

Duke komentuar situatën në tregun e Kombinatit, Veliaj deklaroi se masat e marra kanë dhënë rezultat. “Sot ishte si dita me natën. Nuk do lejonim që një lagje dhe një treg të prishë harmoninë e të gjithë Tiranës. Se në qoftë se rregulli po mbahet në gjithë Tiranën, duhet mbajtur edhe në Kombinat, pasi kjo lagje nuk është gjenetikisht ndryshe nga pjesa tjetër. Po ta disiplinojmë këtë javë do jetë mirë. Aty bëhet një dezinfektim, secili me` maskë, bën blerjet, sepse nuk është një treg i mirëfilltë”, tha kryebashkiaku.

Ne Pezë jetojnë në çadra ose në kontenierë rreth 70 familje, ndërkohë që një vëmendje në shpërndarjen e ndihmave u është kushtuar edhe 75 familjeve që janë në listat e  ndihmës ekonomike apo të moshuar të vetmuar. Ndërkohë Shqipëri vijon luftën me Covid-19. Numri i të infektuarve ka shkuar në  377 persona dhe deri më tani janë shënuar 22 viktima. Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 16 raste të reja me COVID-19. Harta e rasteve të reja është zgjeruar sot në Tiranë, Shkodër dhe në Has. Deri më tani në Shkodër janë shënuar 6 raste të reja, mes tyre dhe një infermier që mund të ketë infektuar dhjetra persona të tjerë.

 (f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike bashkia tirane erion veliaj bashkia tirane erion veliaj

Sondazh

Poll