Politike

PD thirrje qeverisë: Duhet testim masiv për të mundur virusin, po fshihet gjendja reale e përhapejs së COVID-19

6 Prill 2020, 13:15 Nga DOSJA
PD thirrje qeverisë: Duhet testim masiv për të mundur virusin, po

TIRANË- Mjeku Gazmend Koduzi që është edhe pejsë e Task Forcës së ngritur nga Partia Demokratike kamkëruar sot nga qeveria shtimin e numrit të testeve që zbulojnë infekimin nga COVID-19. Në një deklaratë nga selia blu, Koduzi në emër të PD u shpreh se numri i testimeve në Shqipëri dhe kjo gjë fsheh të vërtetën për nivelin real të përhapjes së virusit.

Ai tha se refuzimi i qeverisë për të bërë transparencë, për të informuar qytetarët shqiptarë dhe për të rritur numrin e testimeve lë vend vetëm për dy alternativa: ose qeveria nuk u përgatit për të marrë teste, që kur ne e paralajmëruar gati dy muaj më parë, ose numri i ulët i testimeve është strategji e saj për të fshehur gjendjen reale të përhapjes së virusit. Koduzi shprehet se komunikon me kolegët e tij mjekë dhe shton se kemi humbur kohë duke mbajtur në minimum numrin e testeve.

DEKLARATË E PLOTË

Këto ditë e gjithë bota flet për një mënyrë efikase për të fituar mbi virusin. Testimi masiv i qytetarëve është rruga e duhur, por qeveria e Shqipërisë refuzon të flasë për këtë çështje. 3 javë pas identifikimit të rastit të parë me COVID 19, është provuar statistikisht se sa më shumë testime bëhen, aq më shumë rritet zbulimi i personave të infektuar. Masat e distancimit social janë të domosdoshme për të ngadalësuar përhapjen, por vlera e mbylljes në shtëpi bie, nëse nuk e dimë se kush është i infektuar.  Numri i ulët i testimeve fsheh të vërtetën dhe kushton jetë! Në mënyrë të përsëritur, Partia Demokratike I ka kërkuar qeverisë t’u shpjegojë shqiptarëve: Pse vazhdon të mbajë të ulët numrin e testimeve? Pse ne e dimë sa testime dhe pajisje të tjera testuese ka Kosova, Maqedonia e Veriut apo Serbia dhe nuk e dimë çfarë kapaciteti ka Shqipëria për të testuar qytetarët e saj? Pse në Shqipëri qeveria e ka përqendruar analizën për virusin vetëm tek një laborator i kontrolluar prej saj?

Refuzimi i qeverisë për të bërë transparencë, për të informuar qytetarët shqiptarë dhe për të rritur numrin e testimeve lë vend vetëm për dy alternativa: ose qeveria nuk u përgatit për të marrë teste, që kur ne e paralajmëruar gati dy muaj më parë, ose numri i ulët i testimeve është strategji e saj për të fshehur gjendjen reale të përhapjes së virusit. Nëse e para është paaftësi, e dyta është një akt kriminal dhe i dënueshëm, që vë mbi të gjitha interesin politik të kryeministrit dhe jo interesin publik të qytetarëve.

Me keqardhje, edhe si mjek në kontakt të vazhdueshëm me kolegët e mi, më duhet të pohoj se kemi humbur shumë kohë duke e mbajtur në minimum numrin e testimeve. Gjurmimi i të gjitha kontakteve të personave të konfirmuar me COVID-19 dhe testimi i tyre, testimi i stafeve shëndetësore dhe punonjësve të tjerë që janë në kontakt të përditshëm me qytetarët duhet të jetë prioritet. Pushteti lokal, institucionet e shendetit publik në zonë, mjekët e familjes duhet të përfshihen në këtë gjurmim, pasi janë shumë më afër qytetarëve dhe njohjet janë më të mëdha. Çdo ditë që kalon pa testime masive është një ditë që ndihmon përhapjen e virusit!

Kjo deklaratë e përsëritur nga PD vjen në një kohë kur në Shqipëri janë infektuar me COVID-19, 377 persona dhe janë shënuar 22 viktima. Ndërkohë 116 të tjerë kanë fituar betejën me COVID-19. Qeveria ka marrë një sërë masazh kufizuese për lëvizjen dhe qindra qytetarë janë ndëshkuar për shkeljen e rregullave.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike gazmend koduzi masat kunder covid 19 partia demokratike gazmend koduzi masat kunder covid 19 partia demokratike

Sondazh

Poll