Politike

Dosja “Babale”, Vasili: Pse Kryeministri ka tmerr të flasë për përgjimet e reja???

22 Mars 2019, 16:30 Nga DOSJA
Dosja “Babale”, Vasili: Pse Kryeministri ka tmerr të flasë

TIRANË- Ish-deputeti i LSI, Petrit Vasili ka reaguar pas publikimit të përgjimeve të reja për çështjen “Babale”. Në një postim në Facebook, Vasili pyet Ramën se pse ky i fundit ka frikë të flasë për përgjimet e publikara nga Salianji.

Ky kryeminister ja nxiu faqen Shqiperise me policine,qe eshte shtrire ne kembet e krimit dhe eshte kthyer ne sherbetore te krimineleve. Kryeministri eshte i semure nga semundja e varesise nga kriminelet dhe nga kapja prej tyre”, shkruan më tej ish-deputeti i LSI.

POSTIMI I PLOTË

Pse kryeministri ka tmerr te flase per pergjimet e reja???

Ish deputeti Salianji ka publikuar fakte te reja te tmerrshme nga nenshtrimi i policise perpara krimit dhe trafikanteve,perdorimin e tyre per interesa politike dhe mbijetesen politike te lidhur vetem me to.

Edi Rama kete polici turpi ngriti.

Ky kryeminister ja nxiu faqen Shqiperise me policine,qe eshte shtrire ne kembet e krimit dhe eshte kthyer ne sherbetore te krimineleve.

Kryeministri eshte i semure nga semundja e varesise nga kriminelet dhe nga kapja prej tyre.

Kongreset nacionalsocialiste te ngjashme me “Trustin e Lulelakres” se Arturo Ui-se, nuk ja zgjidhin dot hallin te semurit nga kapja.

Kryeministri llafazan i palodhur ka qepur gojen se as i denon dot kriminelet, as flet dot per ta dhe as i con dot ata perpara drejtesise se e marrin me vete.

Vleresojeni vete kete asgjesim te shtetit duke lexuar e degjuar skandalin e bere tashme publik ne mediat shqiptare:

” Biseda e trasnkriptuar

Numri është i telefonit të drejtorit të policisë së Fierit, Bert Nushi

Ora 12:28 e natës

Drejtori: Fredi,

Fredi: Ai është b.q prokuror, të më thotë ai mua…

Drejtori: Ku je, se nuk..

Fredi: Dëgjo mua, atë që kam nisur…eee

Drejtori: Ku je në Fier apo jo,

Fredi: Të kam q.. robt, atë që kam nisur nuk e kthej mbrapa, a ti thosha të kam q…motrën mu në p…

Drejtori: Fredi, po më dëgjo, Frediii

Fredi: Unë nuk di si më lini në rrugë mua, vari k muhabete, i ka marrë në dorë Gramozi këto punë

Drejtori: Se jam në vendngjarje tani, ça do, më thuaj

Fredi: Do më dërgosh njeri që të flas

Drejtori: Jam në Fier kam një ngjarje, jam në Ballsh

Fredi: E mban mend ku me ke lënë herën e parë, më dërgo njeri për cerek ore,

Drejtori: Ka mundësi të mos më kapë telefoni se jam në vendngjarje

Fredi: E dëgjon, aty ku më le, e mban mend

Drejtori: Po do të nis unë njeri me lekë

Fredi: Po e kape, e do troç, e kap, jam në mes të rrugës.”

Sot ish-deputeti Ervin Salianji, i cili është i pandehur për dosjen “Babale” ka publikuar disa përgjigme që sipas tij janë zyrtare të Prokurorisë. (Lexo këtu)

Sipas Salianjit biseda mes drejtorit të Policisë së Fierit, Albert Nushi dhe Fredi Alizotit e zhvilluar 20 minuta pas mesnatës, tregon raportin e tyre të afërt dhe pakënaqësinë e dëshmitarit të prokurorisë ndaj prokurorit të Fierit. Ish-deputeti demokrat është i pandehur nga Prokuroria për çështjen “Babale” që prej datës 8 mars, dhe e ka konsideruar këtë veprim të Prokurorisë si të ndikuar politikisht.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike albert nushi dosja babale ervin salianji fredi alizoti petrit vasili albert nushi dosja babale ervin salianji fredi alizoti petrit vasili

Sondazh

Poll

Politike 22 Mars 2019, 12:18

Si dështuan tentativat për takimin Rama – Basha

E premtja i gjen në Tiranë Edi Ramën dhe Lulzim Bashën. Drejtëzat e udhëtimeve të tyre në Europë rezultuan të kithëta. Nuk pati asnjë takim, me gjithë përpjekje...