Aktualitet

4 infermierë të spitalit të Traumës të infektuar me COVID-19, testohet i gjithë reparti i Ortopedisë, MSH refuzon të pë

6 Prill 2020, 10:52 Nga DOSJA
4 infermierë të spitalit të Traumës të infektuar me

TIRANË- Dosja.al ka mësuar se 4 infermierë të spitalit të Traumës janë infektuar me koronavirus. 4 infermierët janë infektuar kolegia e tyre e cila ka të ëmën të infektuar me COVID-19. Burime të rezervuara i konfirmuan Dosja.al se i gjithë Reparti i Ortopedisë në këtë spital i është nënshtruar testimit për COVID-19.

Ndërkohë që Ministria e Shëndetësisë, nuk ka dhënë asnjë përgjigje. Zyra e shtypit pranë MSH, nuk pranoi të përgjigjet për këtë çështje, pasi u pyet nga Dosja.al.

Zv/ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli bëri me dije se janë 40 persona, mjekë dhe personel shëndetësor të prekur nga COVID-19, gjysma prej tyre, tashmë të shëruar, ndërsa nuk ka asnjë informacion për infermierët e Traumës.

Në njoftimin e sotëm, MSH njoftoi se “Janë testuar gjithashtu 11 personel shëndetësor dhe kanë rezultuar të gjithë negativë nga COVID-19″.

Nuk dihet arsyeja pse MSh nuk sqaron qytetarët në këtë rast, ku infektimi i stafit mjekësor është një rrezik për të gjithë Tiranën, e në këtë rast spitali i Traumës do të duhej të mbyllej e të kthehej në një spital karantinë.

377 të infektuar, 21 viktima dhe 116 të shëruar, ky është bilanci i deritanishëm i ‘luftës’ me COVID-19 në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 16 raste të reja me COVID-19. Harta e rasteve të reja është zgjeruar sot në Tiranë, Shkodër dhe në Has. Deri më tani në Shkodër janë shënuar 6 raste të reja, mes tyre dhe një infermier që mund të ketë infektuar dhjetra persona të tjerë.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet mira rakacolli mjeket me koronavirus mira rakacolli mjeket me koronavirus

Sondazh

Poll