COVID-19/ Vokshi: Ugjentisht të testohet personeli mjekësor, Rama po i shfrytëzon në mënyrë ç’njerëzore
Tiranë- Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka deklaruar së fundmi se kryeministri Edi Rama po shfrytëzon në mënyrë ç’njerëzore mjekët dhe infermierët, që në këto ditë të vështira janë në krye të detyrës. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Vokshi i bën thirrje qeverisë që i gjithë personeli mjekësor duhet të bëjnë testin për COVID-19.
“Testimi urgjent i #personelit #mjekësor në spitalet #Covid, personelit mjekësor të urgjencave në QSUT, i stafit të laboratoreve, i mjekëve në qendrat shëndetësore duhet të jetë prioriteti #1 i Qeverisë.”, shprehet ajo.
Ish-deputetja thekson më tej se bluzat e bardha që punojnë në Laboratorin e Mikrobologjisë tek Infektivit, kërkojnë të bëjnë testin, po autoritet kanë refuzuar kërkesën e tyre.
“Prej disa ditësh kolegët e tij të laboratorit ne të cilët ka qenë në kontakt me të, kërkojnë të bëjnë analizën për të mësuar nëse janë prekur ose jo edhe ata. Por autoritetet refuzojnë duke vënë në rrezik jo vetëm jetën e tyre, por edhe të familjarëve të tyre dhe të dhjetra pacientëve, që ju nënshtrohen analizave në këtë laborator për shërimin e plotë ose jo nga koronavirusi.”, shprehet Vokshi.
Reagimi:
PROPAGANDA E RAMËS, VIRUSI QË PO KËRCËNON MJEKËT!
Kryeministri me propagandën hipokrite ndaj mjekëve dhe infermierëve po fsheh shfrytëzimin çnjerëzor të tyre.
1. Numri i mjekëve dhe infermierëve të prekur nga COVID-19 rritet çdo ditë. Shqipëria zë vendin e parë në botë për numrin e personelit mjekësor të infektuar me koronavirus, 14%, duke lënë pas edhe Italinë dhe vendet e tjera të prekura nga pandemia.
2. Një mjeke denoncoi publikisht autoritetet shëndetësore se i kishin refuzuar kërkesën për të bërë analizën COVID-19, kur ajo u kishte referuar kolegëve simptomat e virusit. Disa herë kishte telefonuar 127-ën, për të kërkuar një tampon. Por siç duket 127-a nuk bën analiza pa pëlqimin e “babës…” !
Për Ramën, tamponi është më i shtrenjtë se jeta e një mjekeje, infermiereje, apo qytetari, por ky rast i denoncuar i çjerr maskën e propagandës për mjekët.
3. Para disa ditësh, Shefi i Laboratorit të Mikrobiologjisë në QSUT rezultoi pozitiv me COVID-19. Prej disa ditësh kolegët e tij të laboratorit ne të cilët ka qenë në kontakt me të, kërkojnë të bëjnë analizën për të mësuar nëse janë prekur ose jo edhe ata. Por autoritetet refuzojnë duke vënë në rrezik jo vetëm jetën e tyre, por edhe të familjarëve të tyre dhe të dhjetra pacientëve, që ju nënshtrohen analizave në këtë laborator për shërimin e plotë ose jo nga koronavirusi.
Personeli i laboratorit është lënë gjithashtu pa asnjë masë mbrojtëse. Ata janë pajisur me veshjet mbrojtese vetëm një ditë sa për fotot dhe videot e urdhëruara nga ministrja e propagandës shëndetësore.
Po, nëse personeli mjekwsor sëmuret, a e di Rama të thotë kush do t’i bëjë analizat në laborator? Kush do të shërbejë, mjekojë e kujdeset për pacientët?
4. Në PD vijnë cdo ditë dhjetëra mesazhe e telefobata nga mjekë, infermierë që qëndrojnë të sëmurë me ditë të tëra, në shtëpitë e tyre të izouar, të frikësuar për familjarët e tyre e të braktisur nga shteti që ju refuzon edhe tamponin. A e di Rama dhe ministrja e tij e Shëndetësisë se sa janë dhjetëra mjekët dhe infermierët që qëndrojnë në shtwpi me qera e në hotele për të mbrojtur familjarët e tyre nga infektimi?
Sot, mjekë e infermiere janë krejt të pambrojtur. Ndaj, #testimi, #testimi, #testimi periodik i stafit mjekësor në spitale e qendra shëndetësore është #emergjencë.#Testimi urgjent i #personelit #mjekësor në spitalet #Covid, personelit mjekësor të urgjencave në QSUT, i stafit të laboratoreve, i mjekëve në qendrat shëndetësore duhet të jetë prioriteti #1 i Qeverisë. #Testimi, #gjurmimi, #trajtimi dhe #izolimi i rasteve janë mënyra e vetme për kufizimin e përhapjes së coronavirusit. Për Kryeministrin, mjekë e infermierë janë thjesht numra, ata i shërbejnë për propagandë. Por #propaganda nuk mbron jetë. Përkundrazi, në këtë situatë, rrezikon jetë. Nëse nuk mbrojmë jetën dhe shëndetin e stafit mjekësor, rrezikohet jeta dhe shëndeti i çdo qytetari. #NdalPropagandënMeMjekët #MbroMjekët #MbroJetë
Shqiptarët vijojnë të jenë të izoluar në banesat e tyre, pas masave të marra nga qeveria për COVID-19. Ndërkohë lufta e Shqipërisë me COVID-19 vazhdon. Deri më tani janë infektuar 361 persona dhe janë shënuar 21 viktima. 104 persona kanë fituar betejën me COVID-19. Që nga shfaqja e rasteve të para Shqipëria ka bërë 2396 testime me tampon. Ndërsa mosha mesatare e të infektuarve është 50 vjeç.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
“Së bashku do ia dalim”, Meta: Sporti mund të ndryshojë një shoqëri të tërë, mjekët janë heronjtë tanë
Tiranë- Presidenti i vendit, Ilir Meta në ditën Ndërkombëtare të Sporteve për Zhvillim dhe Paqe është shprehur se kjo ditë vë në dukje vlerat më të mira të spor...
Koronavirusi në vend/ Rama: Jemi përgjegjës për situatën nëse s’bëjmë asgjë për ta ndryshuar
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë thënien e ditës, duke zgjedhur personazhin Martin Luther King Jr. Thënia e ditës e shpërndarë ka Rama ka të bëj...
‘Një pakicë e papërgjegjshme që rrezikon shumicën’, Zhupa publikon videon e të rinjve në tarracën e Bashkisë: Pa ma
TIRANË- Zëdhënësja e Partisë Demorkatike, Ina Zhupa ka publikuar një video ku shihen disa të rin jmbi taracën e bashkisë që nuk ka as maska dhe as doreza k...
A je i infetkuar me COVID-19? Kujtim Gjuzi: S’ka shanse, kam shkuar në spital vetëm një herë kur më goditi Genc Tomorri n
KRUJË- Kujtim Gjuzi, deputeti i opozitës së re, para disa ditësh është përfolur si i prekur nga COVID-19. Sot një një intervistë për për emisionin “E diell...
“Braktisja e tyre është kriminale”, Basha thirrje qeverisë: Po lë emigrantët të bllokuar në Kapshticë, lejo kalimin
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar sërish në lidhje me situatën e krijuar në Kapshticë, ku disa emigrantë prej 4 ditësh nuk lejohe...
Doli në foto me nipat duke thyer rregullin e distancës, Kujtim Gjuzi sqarohet: Isha i ftuar në ditëlindje, poqëm mish në h
TIRANË- Deputeti i Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi, postoi disa ditë më parë në rrjetet e tij sociale një foto me kushërinjtë e tij duke pjekur një qeng...
Paloka publikon ekstraktin nga QKR dhe i përgjigjet Xhaçkës: Si u informua kompania e kompjuterave 6 ditë para tenderit?
TIRANË- Nënkryetari i Partisë Demoktatike, Edi Paloka ka reaguar pas deklaratës së ministres së Mbrotjes, Olta Xhaçka, e cila mohoi akuzat e PD. Në ...
Basha kërkon shtimin e numrit të testimeve për COVID-19: Këputet zinxhiri i transmetimit. Koha për të vepruar është tani
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka kërkuar edhe sot nga qeveria shtimin e testimeve në vend. Në një reagim në Facebook, kreu i PD shkruan...
Shqiptarët e bllokuar në kufi, Meta: Kjo situatë duhet të marrë zgjidhje të menjëhershme
TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka kërkuar zgjidhje të menjëhershme nga autoritetet shqiptare për të gjithë qyetarët që janë bllokuar në kufi. Në një reagim n...