Testimet për koronavirusit, Rama ironi me opozitën, Basha: Është i papërgatitur, keni për detyrë të mbroni qytetarët
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha i është përgjigjur kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në rrjetet e tij sociale. Pasi kreu i qeverisë, Edi Rama tha se strategjinë për koronavirusit e kanë përcaktuar ekspertët, Basha shkruan se qeveria është kapur e papërgatitur dhe nuk mjaftueshëm mjete për të testuar popullin.
Kreu i PD-së, kërkoi që qeveria të mbronte shëndetin e njerëzve pasi sipas tij sulmet e Ramës ndaj opozitës, nuk i fshehin dështimet e kabinetit Rama.
“Testimi masiv është e vetmja mënyrë për të zbuluar sa thellë është futur virusi në familjet tona. Pa testuar, pa gjurmuar, pa izoluar, pasojat do të jenë shumë të rënda! KM po fshihet pas një komiteti teknik, me shpresë që njerëzit mos ta shohin se sa i papërgatitur është. Është përgjegjësi e qeverisë që të mbrojë shëndetin e njerëzve, të pajisë me mjetet e duhura ekipet mjekësore dhe të mbajë në këmbë ekonominë. Sulmet kundër opozitës nuk i fshehin dot dështimet e tij,“-shkruan Basha.
Që prej identifikimit të rasteve të para me koronavirus në Shqipëri, opozita ka kërkuar testime masive, sipas tyre për të ndjekur edhe instruksionet e OKB-së. Madje kanë ngritur dyshime edhe për numrin e tamponëve që ka në dispozicion qeveria shqiptare për të bërë testimet. Ndërsa sot, kryeministri Rama është shprehur se ekspertët kanë bërë strategjinë dhe se të gjithë të tjerët duhet ta zbatojnë.
Ndërkohë në Shqipëri, 377 të infektuar, 21 viktima dhe 116 të shëruar është bilanci i deritanishëm i ‘luftës’ me COVID-19 në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 16 raste të reja me COVID-19. Harta e rasteve të reja është zgjeruar sot në Tiranë, Shkodër dhe në Has. Deri më tani në Shkodër janë shënuar 6 raste të reja, mes tyre dhe një infermier që mund të ketë infektuar dhjetra persona të tjerë.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
Rama publikon foto nga tregu i Kombinatit: Brenda ditës së sotme do të rriten ndëshkimet
Tiranë- Kryeministri Edi Rama e ka quajtur një hap të mirë atë të masave ekstreme në tregun e Kombinatit, ku policia ka vendosur postbllok në hyrje të saj. Në n...
COVID-19/ Shkodra “vatër e kuqe”, ministri Lleshaj inspekton tregjet e qytetit: Shoh që nuk respektohet distanca sociale,
Shkodër-Ditën e sotme, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj bashkë me drejtorin e Policisë së Shtetit, Ardi Veliun ndodhen në Shkodër, ku inspektuan tregjet në ...
COVID-19/ Vokshi: Ugjentisht të testohet personeli mjekësor, Rama po i shfrytëzon në mënyrë ç’njerëzore
Tiranë- Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka deklaruar së fundmi se kryeministri Edi Rama po shfrytëzon në mënyrë ç’njerëzore mjekët dhe...
“Së bashku do ia dalim”, Meta: Sporti mund të ndryshojë një shoqëri të tërë, mjekët janë heronjtë tanë
Tiranë- Presidenti i vendit, Ilir Meta në ditën Ndërkombëtare të Sporteve për Zhvillim dhe Paqe është shprehur se kjo ditë vë në dukje vlerat më të mira të spor...
Koronavirusi në vend/ Rama: Jemi përgjegjës për situatën nëse s’bëjmë asgjë për ta ndryshuar
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë thënien e ditës, duke zgjedhur personazhin Martin Luther King Jr. Thënia e ditës e shpërndarë ka Rama ka të bëj...
‘Një pakicë e papërgjegjshme që rrezikon shumicën’, Zhupa publikon videon e të rinjve në tarracën e Bashkisë: Pa ma
TIRANË- Zëdhënësja e Partisë Demorkatike, Ina Zhupa ka publikuar një video ku shihen disa të rin jmbi taracën e bashkisë që nuk ka as maska dhe as doreza k...
A je i infetkuar me COVID-19? Kujtim Gjuzi: S’ka shanse, kam shkuar në spital vetëm një herë kur më goditi Genc Tomorri n
KRUJË- Kujtim Gjuzi, deputeti i opozitës së re, para disa ditësh është përfolur si i prekur nga COVID-19. Sot një një intervistë për për emisionin “E diell...