Politike

6 Prill 2020, 09:25 Nga DOSJA

TIRANË– Kryeministri Edi Rama i ka kthyer përgjigje thirrjes së opozitës për të bërë testime massive në mënyrë që të ndalohet përhapja e koronavirusit.

Rama ka kërkuar që opozita të dëgjojë dhe të mbështesë të gjithë ekspertët dhe strategjinë që ata ndjekin. Kreu i qeverisë nuk është kursyer as me ironinë duke përdorur sërish lapsusin e bërë nga kryedemokrati Lulzim Basha më Kuvend.

“PD s’mund të japë mend as për tabelën e shumëzimit, jo më për strategjinë e testimit! Strategjia e testimit është detyrë e Komitetit Teknik që udhëheq luftën në vijën e zjarrit. Detyra e politikës, qeverisë a opozitës është të dëgjojë dhe mbështesë ekspertët. Të tjerat janë 7×7=42,”-shkruan Rama.

Pas Ramës, një reagim ka ardhur edhe nga kryedemokrati Lulzim Basha, i cili ka këmbëngulur se qeveria është e papërgatitur për përballimin e situatës. Basha kërkoi sërish testime masive, duke i kërkuar qeverisë që të mbronte jetën e qytetarëve. 

Testimi masiv është e vetmja mënyrë për të zbuluar sa thellë është futur virusi në familjet tona. Pa testuar, pa gjurmuar, pa izoluar, pasojat do të jenë shumë të rënda! KM po fshihet pas një komiteti teknik, me shpresë që njerëzit mos ta shohin se sa i papërgatitur është. Është përgjegjësi e qeverisë që të mbrojë shëndetin e njerëzve, të pajisë me mjetet e duhura ekipet mjekësore dhe të mbajë në këmbë ekonominë. Sulmet kundër opozitës nuk i fshehin dot dështimet e tij,“-shkruan Basha. 

Që prej identifikimit të rasteve të para me koronavirus në Shqipëri, opozita ka kërkuar testime masive, sipas tyre për të ndjekur edhe instruksionet e OKB-së. Madje kanë ngritur dyshime edhe për numrin e tamponëve që ka në dispozicion qeveria shqiptare për të bërë testimet.

Ndërkohë në Shqipëri, 377 të infektuar, 21 viktima dhe 116 të shëruar është bilanci i deritanishëm i ‘luftës’ me COVID-19 në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 16 raste të reja me COVID-19. Harta e rasteve të reja është zgjeruar sot në Tiranë, Shkodër dhe në Has. Deri më tani në Shkodër janë shënuar 6 raste të reja, mes tyre dhe një infermier që mund të ketë infektuar dhjetra persona të tjerë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama koronavirusi ne shqiperi lulzim basha edi rama koronavirusi ne shqiperi lulzim basha

Sondazh

Poll

Politike 6 Prill 2020, 06:52

ITALI– Ish-kryeministri i Italisë, Matteo Renzi e ka kthyer në një ritual thuajse të përditshëm, zhvillimin e një ‘video-live’ në Instagram ku edhe komunikon me...