Politike

6 Prill 2020, 06:52 Nga DOSJA

ITALI– Ish-kryeministri i Italisë, Matteo Renzi e ka kthyer në një ritual thuajse të përditshëm, zhvillimin e një ‘video-live’ në Instagram ku edhe komunikon me qytetarët lidhur me gjendjen e koronavirusit në vendin e tyre.

I njëjti “ritual” ka ndodhur edhe orët e vona të mbrëmjes së djeshme, ku i ftuar special ka qënë kryeministri Edi Rama. Pas një bisedë të shkurtër lidhur me situatën e vështirë që po kalojnë dy vendet, Renzi surprizoi Ramën.

 

“E di që të pëlqen shumë,”-tha Renzi dhe mënjëherë vendosi këngën e shqiptarit Ermal Meta, me të cilën përfaqësoi Italinë në Eurovizion. Ndërkohë që në sfond luhej “Non mi avete fatto niente”, ish-kreu i qeverisë italiane nuk i rezistoi dot tundimit dhe filloi ta këndonte edhe vetë.

Pasi gjithë “show” mbaroi, Rama u largua nga ‘live’ por jo pa përshëndetur edhe njëherë të fundit Italinë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama matteo renzi edi rama matteo renzi

Sondazh

Poll