Bota

6 Prill 2020, 09:13 Nga DOSJA

ITALI– Merren masa të reja, akoma më strikte për të parandaluar përhapjen e koronavirusit në Itali, i cili është një nga vendet më të prekura në botë. Sipas mediave vendase, rajoni i Toskanës nuk do të lejojë asnjë qytetarë që të dalë nga shtëpia pa vënë maskë. Madje ka filluar edhe shpërndajen e tyre, ku një person merr 3 maska. Lajmin e ka konfirmuar guvernatori Enrico Rossi me anë të një statusi në Facebook.

“Kam lexuar në gazeta se qytetarët kanë rifilluar pakujdesinë dhe grumbullohen me njëri-tjetrin. Për këtë arsye, sot do të vendos një rregull të ri për përdorimin e maskave jashtë banesës. Synimi im është që udhëri të zbatohet komunë më komunë duke filluar nga momenti që autoritetet të konfirmojnë se kanë shpërndarë 3 maska për kokë në çdo shtëpi.”-tha ai 

Në masat e lëshuara deri më tani, qeveria nuk ka parashikuar detyrimin për të mbajtur maska, përveç atyre që kanë kontakte me publikun dhe atyre që shpërndajnë ushqime në shtëpi.

Lombardia

Urdhri i nënshkruar në 4 prill 2020, në Lombardi gjithashtu detyron qytetarët që të dalin nga shtëpia vetëm me hundë dhe gojë të mbuluar. Ndryshe nga Toskana, Lombardia nuk ka shpërndarë maska, por ka udhëzuar përdorimin e shamive apo edhe e një shalli. Ndërsa bizneset janë vetofruar që t’i sigurojnë klientëve doreza një përdorimshe dhe alkool për duart. Edhe pse qytetarët mund të përdorin edhe sende të tjera veç maskës, punonjësit e supermarketeve duhet t’i veshin me patjetër.

Marche

Kryetari i komunës Cingoli, Michele Vittori ka dhënë urdhër që të gjobiten deri në 500 euro të gjithë ata që dalin pa maska nga shtëpia. Për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve, administrata e komunës ka blerë me iniciativën e saj 11 mijë maska dhe u ka shpërndarë qytetarëve.  Një tjetër rregull që duhet respektuar është ai i mbajtjes së distancës së sigurisë, shkelësit e të cilit do të gjobiten nga  25 deri në 500 euro.

Forca e rendit

Pajisjet mbrojtëse personale (PPE) duhet të vishen edhe nga personeli i administratës apo forcat e rendit  që kryejnë shërbime operative apo që kanë ekspozim të drejtpërdrejtë ndaj rrezikut të infektimit. Rekomandohet të shmanget mbingarkesa e zyrave ku priten qytetarëet dhe të bëhet ajrimi i shpeshtë i saj. Kompanitë përgjegjëse duhet që për çdo ditë të bëjnë një pastrim të plotë dhe dezinfektim me zbardhues.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota itali koronavirusi ne itali shperndahen maska ne itali itali koronavirusi ne itali shperndahen maska ne itali

Sondazh

Poll

Bota 6 Prill 2020, 07:33

COVID-19/ Shkon në 3 numri i viktimave në Kosovë

Kosovë- Mëngjesin e sotëm dy persona kanë humbur jetën në Kosovë, pasi u infektuan me COVID-19.  Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë në Kosovë, e...