Bota

U shtrua me urgjencë në spital nga koronavirusi, kryeministri i Anglisë Johnson nis me analizat, mjekët të shqetësuar: Dys

6 Prill 2020, 06:40 Nga DOSJA
U shtrua me urgjencë në spital nga koronavirusi, kryeministri i

BRITANI E MADHE- Kryeministri Boris Johnson u shtrua me urgjencë në spital mbrëmjen e djeshjme disa ditë pasi u diagnostifikua me koronavirus. Mjekët e spitalit, ku edhe është shtruar Johnson kanë bërë me dije se ai do t’i nënshtrohet disa testeve thelbësore, të cilat përfshijnë kontrollin e nivelit të oksigjenit dhe të organeve.

Numri i tij i qelizave të bardha të gjakut dhe funksioni i mëlçisë e veshkave gjithashtu do të analizohen, ndërkohë që po shqyrtohet edhe mundësia për t’ju nënshtruar një elektrokardiogrami për t’i kontrolluar zemrën.

Dr Sarah Jarvis i tha BBC-së se kryeministri gjithashtu do të skanonte kraharorin dhe mushkëritë, pasi kishte probleme me frymëmarrjen. Ajo gjithashtu shtoi se do të ishte e vështirë që kryeministri të vazhdonte punën pasi i merrej fryma shumë shpejt dhe ishte i rraskapitur.

“Fokusi kryesor do të jetë tek mushkëritë e tij. Shumica e të infektuarve mund të kenë inflamacion të mushkërive.”

Ndërsa Dr Bharat Pankhania, pedagog i vjetër i Shkollës Mjekësore të Exeter, tha se kryeministrit donin që t’i bënin ç’do analizë, pasi pneumonia që ata dyshojnë mund të përparojë shpjet.

“Nëse një pacient është me pneumoni, ai mund të përkeqësohet shumë shpejt prandaj kontrolli dhe kapja që në shenjat e para si psh.vështirësia në frymëmarrje është shumë e rëndësishme,” tha ai.

Johnson u identifikua me koronavirus disa ditë më parë, ndërkohë që pozitive ka dalë edhe e fejuara e tij, e cila është shtatzënë. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota boris johnson koronavirusi ne angli boris johnson koronavirusi ne angli

Sondazh

Poll