Aktualitet

17 emigrantë futen në atdhe nga pika kufitare e Kapshticës, 25 të tjerë ende të bllokuar në kufi

6 Prill 2020, 07:17 Nga DOSJA
17 emigrantë futen në atdhe nga pika kufitare e Kapshticës, 25

Korçë- 25 shqiptarë vijojnë të jenë të bllokuar në pikën kufitare të Kapshticës, pasi nuk lejohen të futen në tokën shqiptare. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se emigrantët kanë 24 orë që janë të bllokuar në pikën kufitare dhe ndodhen në tokën neutrale. Ata i bëjnë thirrje qeverisë shqiptare që t’i lejojë që  të shkojnë në shtëpitë e tyre. Ndërkohë, mëngjesin e sotëm, 17 të tjerë janë lejuar të futen në atdhe nga kjo pikë kufitare. Ata janë transportuar me autoambulancë në Spitalin e Korçës për të marrë edhe ndihmë mjekësore.

Ndërkohë disa emigrantë jane ende të bllokuar në Kakavijë. Opozita dhe Presidenti kërkojnë zgjidhje për këtë situatë. Ndërkohë, qeveria nuk i lejon emigrantët që të futen në tokën shqiptare, pas masave të marra për  COVID-19. Së fundmi, kryeministri Edi Rama është shprehur i prerë se asnjë shqiptar i mbetur jashtë kufirit nuk do të riatdhesohet, pasi është një mbartës potencial i koronavirusit. Ai tha se nuk do të gjobiten në shtetit grek ata shqiptarë që kanë kaluar afatin 90-ditor të qëndrimit.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet emigrantet e bllokuar emigrantet e bllokuar

Sondazh

Poll