Aktualitet

377 të infektuar dhe 22 viktima nga COVID-19 në vend, 4 infermierë të prekur tek Trauma, raste të reja në Fier dhe Shkodë

6 Prill 2020, 06:25 Nga DOSJA

SHQIPËRI– 377 të infektuar, 22 viktima dhe 116 të shëruar, ky është bilanci i deritanishëm i ‘luftës’ me COVID-19 në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 16 raste të reja me COVID-19. Harta e rasteve të reja është zgjeruar sot në Tiranë, Shkodër dhe në Has. Deri më tani në Shkodër janë shënuar 6 raste të reja, mes tyre dhe një infermier që mund të ketë infektuar dhjetra persona të tjerë.

Gjithashtu, mësohet se në spitalin e Traumës janë infektuar 4 infermierë nga një kolegia e tyre, e ëma e të cilës është prekur nga COVID-19.

Dy vatrat e infektimit vijojnë që të jenë dy lagjet periferike, Kiras dhe Dobraç. Ndërsa në Fier është infektuar një mësuese, për të dyshohet se burim është ashensori. Ndërkohë, mosha mesatare e rasteve pozitive me COVID-19 është 50 vjeç.

Edhe pse rastet e infektuara po rriten dita-ditës, sërish sipas ekspertëve piku nuk është arritur dhe pritet të ndodhë në javën e pestë. Mjeku Pëllumb Pipero ka deklaruar se epidemia në vendin tonë mund të përfundojë në fund të muajit qershor.  Ndërsa, mjeku Tritan Kalo iu bën thirrje shqiptarëve që të izolohen në shtëpitë e tyre dhe t’i evitojnë informacionet për situatën në vend, për të shmangur ankthin.

(k.m/J.V/F.G/Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi tritan kalo viktimat e koronavirusit ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi tritan kalo viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll