Aktualitet

“Blindohet” tregu i Kombinatit, Policia vendos postbllok, qytetarët ende të pabindur, nuk respektojnë distancimin social

6 Prill 2020, 07:08 Nga DOSJA

Tiranë– Qytetarët në Tiranë vijojnë të jenë të pabindur. Që prej mëngjesit të sotëm, rrugët e kryeqytetit janë plot me njerëz dhe këta të fundit nuk respektojnë distancimin social. Shumica prej tyre i janë drejtuar tregjeve apo supermarketeve për të blerë ushqime, por nuk mbajnë radhë, shfaqen afër njëri-tjetrit dhe nuk kanë masa mbrojtëse.

Ndërkohë, efektivë të shumë policie ndodhen në Tregun e Kombinatit dhe në hyrje të tij është vendosur një postbllok, pasi qytetarët që futen në të dezinfektohen. Por, banorët e Kombinatit teksa blejnë  fruta dhe perime, sërish shfaqen shumë afër njëri-tjetrit.

Duke filluar nga sot, qytetarët mund të dalin nga banesat e tyre për të bërë pazar, nga ora 05:00 e mëngjesit deri në 13:00 të mesditës. Ata duhet marrin autorizim dhe lejohet që një vetëm nga familjarët mund të bëj pazar, për 1 orë në ditë.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet plani i masave per covid-19 viktimat e covid ne shqiperi plani i masave per covid-19 viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll