Aktualitet

6 raste të reja me koronavirus në Shkodër, 2 familjarë të viktimës 80-vjeçare, e moshuara infektoi edhe infermierin

6 Prill 2020, 06:51 Nga DOSJA
6 raste të reja me koronavirus në Shkodër, 2 familjarë

SHKODËR– Konfirmohen 6 raste të reja me koronavirus në Shkodër, duke e bërë që shifrat të rriten shpejt brenda disa ditëve. Mësohet se të infektuar kanë rezultuar 2 familjarë të të moshuarës që ndërroi jetë dy ditë më parë.

Po ashtu i infektuar ka rezultuar edhe infermieri, i cili i ka shërbyer për një muaj 80-vjeçares, e cila ishte viktima e parë nga qyteti. 

Edhe rastet e reja janë konfirmuar në dy zonat periferike të qytetit, në lagjet Dobraç dhe Kiras, të cilat janë izoluar. 

Deri më tani, Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar 38 raste në qytetin e Shkodër, ndërsa vetëm një e moshuar ka ndërruar jetë. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shkoder koronavirusi ne shqiperi shkoder koronavirusi ne shkoder koronavirusi ne shqiperi shkoder

Sondazh

Poll