Bota

Konkretizon projektin sfidues, inxhinieri shqiptar në Nju Jork krijon maskat e duhura kundër Covid-19

5 Prill 2020, 11:01 Nga DOSJA
Konkretizon projektin sfidues, inxhinieri shqiptar në Nju Jork krijon

SHBA– Mjekë e infermirë shqiptarë  gjatë kësaj krize globale nga koronavirusi kanë treguar se mbajnë poste të larta e drejtuese në vendet jashtë Shqipërisë ku ato jetojnë sot.

Të shumtë janë shqiptarët që jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por nuk janë pak ato shtetas shqiptarë që sot po japin ndihmën më të madhe në shëndetësinë amerikane në luftën kundër koronavirusit.

Tashmë SHBA renditet si vendi i parë në botë me numrin më të lartë të të infektuarëve, ndërsa vjen e treta në rradhë pas Italisë dhe Spanjës për numrin e viktimave.

Në  SHBA, por edhe në vendet më të goditura nga pandemia,  problemi parësor është mungesa e maskave, dhe veshjeve mbrojtëse.

Për këtë shkak Bettina Fries, epidemiologe në Universitetin Stony Brooks në Nju Jork përmes një reportazhi të ABCnews ka treguar se një komshiu i saj në Long Island, ishte inxhinier industrial i specializuar për elemente plastike.

Ku në këtë kohë të vështirë ai mund të ndihmonte në projektimin e disa maskave të thjeshta, që të mbulonin jo vetëm gojën, por edhe sytë, pa penguar shikimin dhe frymëmarrjen.

Inxhinieri është një shtetas shqiptar, Agjah Libohova i cili ka lindur në Tiranë dhe pas studimeve në Politeknikum, në Universitetin e Tiranës dhe një karrierë të gjatë në Itali, tashmë prej disa vitesh jeton e punon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Libohova e pranoi këtë sfidë dhe për pak ditë projekti arriti të konkretizohej, ku më pas u pëlqye shumë nga Danny Lax, pronari i firmës ku Libohova punon, Clear Vu.

Tashmë mem një punë intensive, ku do të prodhohen nga 2 mijë maska në ditë, do të rritet deri në fund të muajit me nga 100 mijë maskat në ditë. Mësohet se një maskë e tillë do të shitet me një kosto prej 2 dollarësh.

Burimi: abc7NY

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora agjah libohova koronavirusi ne shba agjah libohova koronavirusi ne shba

Sondazh

Poll