Bota

“Qelizat imune nga individë të shëndetshëm, mund të vrasin Covid-19”/ Shkencëtarët që krijuan klonimin e “Deles Do

5 Prill 2020, 10:29 Nga DOSJA

BRITANI E MADHE- Koronavirusi  është bërë një pandemi globale për të cilën nuk po gjendet ende një ilaç apo vaksinë që bota të mund të shërohet.

Ndërkohë së fundmi mediat e huaja kanë shkruar se shkecëtarët që  janë përgjegjës për klonimin e parë të suksesshëm në botë, duke krijuar delen Dolly, besohet se janë në bisedime me qeverinë britanike për një trajtim të mundshëm të koronavirusit duke përdorur qeliza imune nga vullnetarë të rinj dhe të shëndetshëm.

Sipas studiuesve të “TC Biopharm” afër Glasgow, kanë terapinë e re, e cila përdor transfuzione qelizash që ndërtojnë imunitetin, për të trajtuar me sukses kancerin.

Daily Telegraph raportoi se ata tani shpresojnë se kjo terapi do të funksionojë edhe kundër koronavirusit, ndërkohë po presin një konfirmim nga qeveria  britanike nëse mund të testojnë terapinë me qëllim kurimin e pacientëve me COVID-19.

Një këshilltar i lartë strategjik mjekësor në “TC Biopharm”, Dr.Brian Kelly tha se: Një nga sfidat kryesore për të luftuar infeksionin viral është të zhvillojë diçka që do të sulmojë qelizat e infektuara dhe jo qelizat normale.

Delja Dolly ka vazhduar të frymëzojë kërkime shkencore mbi 20 vjet pasi ajo u zbulua në botë në 1997, e lindur një vit më parë, në 1996.  Krijimi i saj ka qenë thelbësor për hulumtimin e qelizave burimore dhe krijoi mundësi të paimagjinueshme në biologji dhe mjekësi, kanë thënë shkencëtarët. Dolly ishte si një mrekulli mjekësore, si qengji i vetëm që mbijetoi nga 277 përpjekje për klonim.

Burimi: Dailymail

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota delja dolly tc biopharm delja dolly tc biopharm

Sondazh

Poll