Bota

“Kina para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë” Deputetët britanikë: Do padisim Kinën për përhapjen e COVID-19

5 Prill 2020, 12:19 Nga DOSJA
“Kina para Gjykatës Ndërkombëtare të

BRITANI E MADHE- Shpërthimi i koronavirusit në Wuhan të Kinës, shkaktoi mijëra vitktima edhe në vende të tjera të  botës si Italia, SHBA, Spanja, Franca e Britania.

Dhe ky fakt ka bërë që shumë njerëz të fajësojnë qeverinë kineze për këtë virus vdekjeprurës.

Edhe pse virusi pothuajse është zhdukur nga Kina, kjo ngjarje që ka përfshirë botën ka treguar se prej tani kanë nisur problemet mes marrëveshjeve që Kina kishte me vende të tjera.

Një grup deputetësh në Britaninë e Madhe i ka bërë thirrje qeverisë që të rishikojë marrëdhëniet me Pekinin. Nga një studim thuhet se Britania duhet të padisë Kinën në gjykatat ndërkombëtare për dëmet që i ka shkaktuar prej koronavirusit. Sipas deputetëve thuhet se koronavirusi  u ka shkaktuar  rreth 531 miliardë paund dëme.

Në studimin e bërë që është botuar në EjilTalk, është zbuluar se impakti ekonomik i krizës i kalon 3.2 trilion paund. Ndërkohë vendi më i goditur në botë SHBA e cila ka numrin më të lartë të viktimave dhe Italia me numrin rekord të viktimave.

Gjithashtu edhe Amerika është treguar kritike ndaj Kinës, që me përhapjen e virusit në Wuhan, e ndërsa mëvonë SHBA e akuzoi qeverinë kineze për mungesë transparence, kur vet Kina refuzoi ndihmën që ofroi Presidenti Trump për luftën kundër virusit.  Madje në një artikull tjetër banorët e Wuhanit vendit ku shpërtheu virusi, kundërshtuan se në vend kanë vdekur mbi  40 mijë njerëz.

Burimi: EjilTalk

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne britani koronavirusi në kinë koronavirusi ne britani koronavirusi në kinë

Sondazh

Poll