Bota

“Politika ndërhyn tek mediat” Sekretari i EFJ-së: Thaçi dhe Vuçiç po përdorin krizën e Covid-19 duke ndezur tensionet

5 Prill 2020, 09:38 Nga DOSJA
“Politika ndërhyn tek mediat” Sekretari i EFJ-së:

KOSOVË– Federata Evropiane e Gazetarëve (EFJ) u ka bërë  thirrje mediave në Kosovë që të përmbahen nga  tensionet, në një kohë krize si kjo që është krijuar nga COVID-19 në Kosovë.

Mësohet se në qytetin e Mitrovicës, në veri ka rezultuar një mbulim i papërshtatshëm dhe joetik të mediave. Prandaj dhe  EFJ denoncon me forcë këto mospërputhje të cilat tregojnë për ndërhyrje të fuqishme politike në disa media në Kosovë.

Federata Evropiane e Gazetarëve ka akuzuar presidentin e Kosovës Hashim Thaçi dhe atë të Serbisë Aleksandar Vuçiç se po tentojnë të nxisin tensione për interesat e tyre në politikë.

Duket qartë se disa politikanë, duke filluar nga presidenti serb Aleksandar Vuçiç dhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, po përdorin krizën e koronavirusit për të ndezur tensionet politike dhe sociale në interesin e tyre. Ne u bëjmë thirrje gazetarëve që të mos e luajnë lojën e tyre dhe të veprojnë në interes të publikut.”- është shprehur Sekretari i Përgjithshëm i EFJ, Ricardo Gutiérrez.

Të premten, portali “Sinjali”, në pronësi të avokatit Besnik Berisha krijoi polemikën duke publikuar emrat, adresat dhe datat e lindjes së 210 qytetarëve, kryesisht serbë dhe romë, të cilët ishin vendosur në karantinë në Mitrovicën e Veriut dhe qytete të tjera. Pas protestave nga publiku dhe Shoqata e Gazetarëve Serbë në Kosovë (UNS-Kosovë), Sinjali ka mbuluar informacionin personal të këtyre qytetarëve.

Misioni i OSBE-së në Kosovë u ka kërkuar mediave të respektojnë privatësinë e pacientëve dhe në asnjë mënyrë të mos zbulojnë identitetin e të prekurve. “Situata me COVID-19 kërkon solidaritet dhe bashkëpunim në të gjithë shoqërinë, si dhe midis autoriteteve në rajon.”-  tha Misioni i OSBE-së.

Ditën e sotme Federata Evropiane e Gazetarëve ka kërkuar nga  Komisioni i Pavarur për Media në Kosovë që të hetojë këto raportime joetike dhe të vazhdojë të monitorojë nga afër mediat.

Burimi: europeanjournalists.org 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni federata evropiane e gazetarëve mediat ne kosove raportime joetike ricardo gutiérrez. sinjali federata evropiane e gazetarëve mediat ne kosove raportime joetike ricardo gutiérrez. sinjali

Sondazh

Poll