Sport

Në këtë shtet nuk bëhet shaka me koronavirusin, futbollisti theu karantinën dhe tani rrezikon tre vjet burg

5 Prill 2020, 13:13 Nga DOSJA
Në këtë shtet nuk bëhet shaka me koronavirusin, futbollisti

SERBI- Në Serbi nuk bëjnë shaka me koronavirusin dhe këtë e di shumë mirë Aleksandar Prijovic sulmuesi i Al Ittihad në Arabinë Saudite.

29-vjeçari ka thyer rregullat e shtet-rrethimit që ka vendosur qeveria serbe për mospërhapjen e koronavirusit dhe për këtë arsye është dënuar me 3 muaj arrest shtëpie pasi është kapur nga policia në hollin e një hoteli në Beograd në praninë edhe të 19 personave të tjerë.

Prijovic të premten e kaluar shkeli rregullat që ndalojnë daljen nga shtëpia nga ora 17 e pasdites deri në 5 të mëngjesit. Kush thyen rregullat në mënyrë të përsëritur në Serbi gjatë emergjencës së koronavirusit rrezikon deri në 3 vjet burg.

(E.Ç. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport aleksandar prijovic koronavirusi ne serbi aleksandar prijovic koronavirusi ne serbi

Sondazh

Poll