Sport

“Mos i hapni stadiumet deri në vjeshtë”, virologu spanjoll parashikon rikthimin e pandemisë

4 Prill 2020, 17:58 Nga DOSJA
“Mos i hapni stadiumet deri në vjeshtë”, virologu spanjoll

Një virolog spanjoll i quajtur Oriol Mija ka dhënë parashikimin e tij për fundin e koronavirusit dhe se kur mund të flasim për rikthimin e futbollit. Ai ka folur për një radio katalanase, ku ka këmbëngulur që njerëzit të mos dalin nga shtëpitë e tyre.

“Mos e hapni Camp Nou para vjeshtës. Duhet që të shmanget një kthim i pandemisë, derisa të jetë një gjetur një vaksinë ose kurë mjekësore e certifikuar”, ka deklaruar ai.

Për këtë arsye, sipas virologut, vende si stadiumi i Barçës, me 100 mijë vendet e tij, është një bombë potenciale për përhapjen e sëmundjes. Pra, stadiumi i katalanasve dhe i shumë skuadrave të tjera rrezikon të mbetet i mbyllur për një kohë të gjatë.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport camp nou coronavirus oliol mija camp nou coronavirus oliol mija

Sondazh

Poll