Sport

Arrestohet vajza e Floyd Mayweather, sulmoi me thikë partneren e reperit amerikan

5 Prill 2020, 09:46 Nga DOSJA
Arrestohet vajza e Floyd Mayweather, sulmoi me thikë partneren e reperit

SHBA– Vajza e Floyd Mayweather, Iyanna, është arrestuar në mbrëmje për sulm me thikë ndaj një tjetër personi.Ajo mësohet të ketë patur një përleshje me një vajzë tjetër me emrin Lapattra Lashai Jacobs për artistin Kentrell DeSean Gaulden.

Iyanna Mayweather ndodhet aktualisht në burgun e Houston-it pasi u arrestua në orën 1:30 të mëngjesit të së shtunës me orën amerikane.

Sipas burimeve të policisë, Lapattra Lashai Jacobs dhe reperi kanë qënë në shtëpinë e këtij të fundit kur Iyanna ka shkuar atje dhe i ka thënë, se ajo ishte e fejuara e tij. Jacobs është kundërpërgjigjur duke i thënë Iyanna-s të largohej nga shtëpia.

Sherri duket se është zhvendosur në kuzhinë,ku thuhet se Iyanna ka mbajtur në dorë dy thika. Sipas TMZ, Jacobs ka bërë drejt Iyanna-s dhe kjo e fundit e ka sulmuar me dy thika.

E.Ç/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport arrestohet vajza e floyd mayweather iyanna mayweather arrestohet vajza e floyd mayweather iyanna mayweather

Sondazh

Poll