Sport

Ku ndryshon Mourinho me Benitezin? Përgjigjen e jep legjenda Materazzi

4 Prill 2020, 18:55 Nga DOSJA
Ku ndryshon Mourinho me Benitezin? Përgjigjen e jep legjenda Materazzi

Jose Mourinho arriti kulmin e tij si trajner me Interin, ku fitoi tripletën. Viti 2010 ishte më fantastiku në karrierën e tij, sepse të fitosh tre trofe duke mos vuajtur hegjemoninë tipike të kohës së Barcelonës është vërtet një gjë e madhe.

Ish-mbrojtësi zikaltër, Marco Materazzi, kujton kohën kur ishte lojtar i Interit dhe ende ruan një lidhje të veçantë me trajnerin e tij të asaj periudhe.

“Mourinho ishte si një mburojë për ne. Një shok, një baba dhe një vëlla. Ai na shtyu drejt kujfive tonë dhe na dha shumë. Ai dinte ku të na shtypte butonin dhe ju i keni parë rezultatet”, ka deklaruar italiani.

“Mou ishte konstant dhe bënte atë çfarë thoshte se mund të bënte. Njerëzit thonin se isha i acaruar me Benitezin që ishte pasuesi i tij, por ne nuk morëm rezultate sepse ai nuk ishte konstant”, – ka shtuar ish-kampioni i botës.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport benitez materazzi mourinho benitez materazzi mourinho

Sondazh

Poll