Sport

Rudi Vata: Rama të mos merret me kombëtaren, por me autogolat e qeverisë

4 Prill 2020, 18:35 Nga DOSJA
Rudi Vata: Rama të mos merret me kombëtaren, por me autogolat e

Legjenda e futbollit shqiptar, Rudi Vata, sot foli në ABC News për situatën aktuale të futbollit në Shqipëri. Ish-kapiteni kuqezi bëri edhe një batutë për kryeministrin Edi Rama.

“Duke mos pasur një kurë, jemi këshilluar të gjithë që të qëndrojmë sa më larg njëri-tjetrit. Nëse do të mbijetojmë nga ky virus, do të kemi kohë të mjaftueshme që të mendojmë edhe për futboll”, është shprehur Vata, i cili aktualisht punon si këshilltar klubi në Mouscron, Belgjikë.

“Shqipëria është vendi më i rrezikuar në Europë, sepse ekonomia është shumë e vështirë. Ne kemi një ekonomi të dështuar. Për futbollin mendoj se nuk ka kryeministër apo magjistar që mundet të gjejë formulën e shpëtimit, sepse vetë jeta në Shqipëri është e tillë, varfëria është e skajshme. Problemi nuk janë futbollistët, por të gjithë njerëzit”.

“Rama mori shembull golin në minutën e fundit te kombëtarja, por ai të merret më mirë me golat që qeveria ka bërë në këto vite në pushtet. Opozita nuk ka qenë kundërshtar i fortë për t’i shënuar gola kësaj qeverie. Vetë shteti ka bërë autogola”.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport fshf futbolli rama vata fshf futbolli rama vata

Sondazh

Poll