Sport

Koronavirusi është vërdallë, por Bayern mendon zgjidhjen perfekte për stërvitjen

4 Prill 2020, 20:42 Nga DOSJA
Koronavirusi është vërdallë, por Bayern mendon zgjidhjen

Bayern Munchen nuk ka ndërmend të heqë dorë përfundimisht nga stërvitja, edhe pse koronavirusi vijon të jetë vërdallë. Ekipi gjerman duket se do të rikthehet në fushë dhe diçka të tillë do ta bëjë nga dita e hënë e javës së re.

Gjermania e ka përballuar mjaft mirë luftën me COVID-19 dhe kjo është arsyeja se pse klubi gjerman ka vendosur të zbresë në fushë. Nuk flitet për një stërvitje normale, por sipas asaj që shkruar Kicker, stafi teknik ka ideuar një stërvitje të veçantë.

Skuadra do të ndahet në grupe të vogla dhe do të stërvitet e ndarë në këto grupe. Në kushte të tilla do të ruhet distancimi mes futbollistëve dhe nuk do të rrezikohet shëndeti i askujt.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bayern koronavirus stervitje bayern koronavirus stervitje

Sondazh

Poll