Bota

U spërkatën me gjak dhe u infektuan/ Teoria e re, si ‘shpërtheu’ koronavirusi brenda laboratorit kinez në Wuhan

5 Prill 2020, 08:39 Nga DOSJA
U spërkatën me gjak dhe u infektuan/ Teoria e re, si

KINË– Me përhapjen e koronavirusit janë bërë shumë studime, po punohet për vaksinën kundër COVID-19, ndërsa çdo ditë e më tepër dalin teori sesi shpërtheu ky virus.

Ndërkohë sipas ministrave britanikë thuhet se koronavirusi me shumë gjasa mund të jetë shkaktuar nga një laborator kinez. Në bazë të burimeve të larta qeveritare thuhet se përveç versionit që virusi ka dalë nga tregu i kafshëve,  është e mundur që COVID-19 të jetë prodhuar nga një laborator kinez.

Një anëtar i “Cobra”, komitetit të emergjencave qeveritare në Britani i udhëhequr nga kryeministri Boris Johnson, tha se pavarësisht që Inteligjenca nuk e kontestoi virusi si zoonotik, me origjinë nga kafshët, deklaroi se virusi është shpërndarë te njerëzit pasi ka dalë nga një laborator në Wuhan.

Nuk është koincidencë që laboratori është në Wuhan.”- tha ai.

Ndërsa mësohet se stafi i  këtij laboratori ka thënë se ata shfaqën shenja dhe simptoma  të virusit pasi u spërkatën me gjak brenda laboratorit në Wuhan.

Kujtojmë që në Wuhan është Instituti i Virologjisë, laboratori më i avancuar i këtij lloji në Kinë. Rreth 16 km larg tregut ku besohet  se ka  shpërthyer virusi, dhe thuhet se ka kushtuar 30 milion dollarë.

Gazeta shtetërore “People Daily” tha në vitin 2018 se ishte e aftë të kryejë eksperimente me mikroorganizma shumë patogjenëve siç është virusi vdekjeprurës Ebola.

Shkencëtarët në institut ishin të parët që sugjeruan që ky virus ishte 96 përqind i ngjashëm me atë që zakonisht gjendet tek lakuriqët e natës. Një tjetër laborator në Wuhan, akoma më afër tregut, thuhet se kryen eksperimente me kafshë, si lakuriqët e natës për të shqyrtuar përhapjen e viruseve.

Burimi: Dailymail  

A .C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi në kinë laboratori ne wuhan koronavirusi në kinë laboratori ne wuhan

Sondazh

Poll