Bota

Kërcënoi zyrtarët për testin e koronavirusit, policia në Filipine vret një person

5 Prill 2020, 08:16 Nga DOSJA
Kërcënoi zyrtarët për testin e koronavirusit, policia

FILIPINE-Policia në Filipine ka qëlluar për vdekje një burrë pasi ai kishte kërcënuar zyrtarët e fshatit dhe policinë, që kishin  krijuar një postbllok në qytetin Nasipi, në Agusan del Norte, si shkak i koronavirusit.

Sipas mediave të huaja ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e enjte, thuhet  në raportin e policisë.

“I dyshuari ishte paralajmëruar nga një punonjës i shëndetit në fshat, pasi nuk kishte vendosur maskë në fytyrë. Por i dyshuari u inatos dhe nisi të ofendonte me fjalë banale. Më pas ai sulmoi personelin duke përdorur një kosë”.- shkruhet  në raport.

Deri më tani përveç masave drastike dhe kufizimit të banorëve në shtëpi, ky është rasti i parë në botë që policia ka qëlluar mbi një qytetar për shkak të shkeljes së rregullave për frenimin koronavirusit.

Por Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, paralajmëroi një ditë para se bëhej ky krim se policia dhe ushtria është e urdhëruar të qëllojnë këdo që nuk zbaton rregullat.

Në këtë vend janë 76 raste të reja të konfirmuara të koronavirusit, duke e çuar në 3094 numrin total të personave të infektuar. Gjithashtu janë shënuar edhe 8 viktima në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin total të viktimave në 144.

Burimi: Thestar

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne filipine rodrigo duterte koronavirusi ne filipine rodrigo duterte

Sondazh

Poll