Sport

E zbulon legjenda Neville: Arsyeja pse Ronaldo ndërroi ekip ishte… dielli

4 Prill 2020, 15:53 Nga DOSJA
E zbulon legjenda Neville: Arsyeja pse Ronaldo ndërroi ekip ishte…

Cila është arsyeja kryesore pse një futbollist zgjedh Real Madridin? Paratë? Prestigji? Mundësia për të fituar Champions League? Po, të gjitha këto janë, por Cristiano Ronaldo ka shtuar edhe një arsye tjetër në këtë shportë arsyesh: diellin.

Ish-mbrojtësi i Manchester United, Gary Neville, ka thënë se sulmuesi portugez u largua nga Manchester United pikërisht prej motit të Anglisë. Atij nuk i pëlqente koha me shi, pa diell, pa një mundësi për t’u frymëzuar.

“Problemi më i madh i CR7  ishte moti. Klima britanike nuk i pëlqente aspak. Ai donte të luante në La Liga, por mbi të gjitha të jetonte në Spanjë, sepse atje ka diell. Reali, padiskutim, ishte një mundësi për të fituar Champions League, një hap që duhej ta bënte”, është shprehur Neville.

Ne shqiptarët nuk e kuptojmë fort mirë këtë. Kemi 2/3 e vitit me diell, por paguajmë rreth 12 mijë paundë për t’u arratisur drejt Anglisë. E kush na kupton ne?

M.P. / Dosja.al

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport dielli merkato neville ronaldo dielli merkato neville ronaldo

Sondazh

Poll