Aktualitet

Pozitive me koronavirus edhe bashkëshortja e kasapit në Elbasan, takuan të paktën 50 persona

5 Prill 2020, 08:34 Nga DOSJA
Pozitive me koronavirus edhe bashkëshortja e kasapit në Elbasan,

ELBASAN- Një tjetër rast është konfirmuar me koronavirus në qarkun e Elbasanit, duke e çuar në 10 numrin e të infektuarve në këtë zonë. Bëhet fjalë për bashkëshorten e kasapit të konfirmuar ditën e djeshme në lagjen “11 nëntori” të qytetit. Tamponet i janë marrë 5 anëtarve të familjes së tij, por mësohet se ai kishte infektuar vetëm bashkëshorten. 

Mësohet se që nga momenti kur ka shfaqur simptomat e para, kasapi ka pasur kontakte me të paktën 50 klientë, të cilët janë potencialisht të rrezikuar. Megjithatë shifrat zyrtare, priten që të bëhen zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë, paraditen e sotme. 

Ndërkohë, numri i të infektuarve në Shqipëria ka shkuar në 333, dhe 20 ai i viktimave. Mosha mesatare e të prekurve në Shqipëri është 50 vjeç, relativisht e re, krahasuar me vendet e tjera.

Në Spitalin Infektiv dhe atë “Shefqet Ndroqi”, dy spitalet COVID1 dhe 2, po marrin shërbim 71 persona, 3 prej të cilëve janë të vendosur në aparate respiratore. Numri total i të shëruarve në Shqipëri, ka shkuar në 100.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne elbasan koronavirusi ne shqiperi koronavirusi ne elbasan koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll