Aktualitet

Shkon në 19 numri i viktimave me Covid-19 në Shqipëri, vdes nga infarkti 84-vjeçarja

4 Prill 2020, 20:49 Nga DOSJA
Shkon në 19 numri i viktimave me Covid-19 në Shqipëri, vdes nga

TIRANË– Numri i personave që kanë ndërruar jetë për shkak të kornavirusit ka shkuar në 19. Ministria e Shëndetësisë ka dhënë lajmin e hidhur, që mbrëmjen e sotme ka ndërruar jetë një paciente 84-vjeçare, e cila ishte e shtruar në spitalin e Infektivit. Mësohet se 84-vjeçarja me inicialet S.D., ka pësuar infarkt kardiak. Pacientja e ndjerë ishte shtruar prej katër ditësh në spital dhe kishte edhe disa sëmundje bashkëshoqëruese: artrit reumatoid, fibrillation arterial dhe hipertension.

Në spitalin infektiv ka ndërruar jetë nga infarkti kardiak një paciente 84-vjeçare nga Tirana, e konfirmuar me COVID19. Pacientja me inicialet S.D, e shtruar prej 4 ditësh në spitalin infektiv kishte disa sëmundje bashkëshoqëruese: artrit reumatoid, fibrillation arterial dhe hipertension. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve të Spitalit Infektiv për ta asistuar në kohë, pacientja nuk ia ka dalë të mbijetojë. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerës dhe i kërkon qytetarëve të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social. Është po kaq e rëndësishme që masat e kontrollit të infeksionit të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare, duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye, për të parandaluar transmetimin e COVID-19,”- thuhet në njoftimin e Minsitrisë. 

Ndërkohë numri i të infektuarve shkon në 333. Mosha mesatare e të prekurve në Shqipëri është 50 vjeç, relativisht e re, krahasuar me vendet e tjera. Ndërkohë, në Spitalin Infektiv dhe atë “Shefqet Ndroqi”, dy spitalet COVID1 dhe 2, po marrin shërbim 71 persona, 3 prej të cilëve janë të vendosur në aparate respiratore. Gjithashtu edhe doktor ‘Luli’, Dhimitër Kraja ka mundur virusin dhe sot është futur në shtëpinë e tij ku do të vetëkarantinohet për 14 ditë. Numri total i të shëruarve në Shqipëri, ka shkuar në 100.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll