Aktualitet

COVID-19 i merr jetën ish-boksierit Skënder Kurti. Zgjerohet harta e qyteteve të prekura, deri tani 361 të infektuar dhe 21

5 Prill 2020, 05:14 Nga DOSJA
COVID-19 i merr jetën ish-boksierit Skënder Kurti. Zgjerohet harta e

TIRANË– Ka shkuar në 361 numri i të infektuarve nga koronavirusi vendin tonë, ndërsa 21 prej tyre e kanë humbur betejën me pandeminë globale. Gjatë 24 orëve të fundit është infektuar edhe një i mitur, ndërsa ende nuk dihen detaje lidhur me gjendjen e tij shëndetësore.

Mbrëmjen e djeshme ndërroi jetë, pacientja e parë nga Shkodra. 80-vjeçarja ishte shtruar ditën e djeshme në spitalin e Shkodrës, për shkak të gjendjes së saj shëndetësore të rënduar. 80-vjeçarja nuk u transportua dot për në Tiranë, pasi gjatë gjithë kohës ishte mbajtur me oksigjen për shkak se vuante nga zemra, tensioni e diabeti.

Ndërkohë sot ka ndërruar jetë dhe ish-boksieri Skënder Kurti, i cili prej ditësh kishte pësuar vdekje klinike dhe ishte ndë gjende të rëndë.  Tek Infektivi janë shtruar 64 të infektuar, 5 prej tyre janë në terapi intensive dhe 1 është intubuar. Ndërkohë në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 7 pacientë të shtruar gjithsej, 6 prej tyre janë në terapi intensive dhe 2 janë intubuar. 

Numri i të infektuarve vijon që të rritet në qarkun e Tiranës, Durrësit, Elbasanit dhe Shkodrës. Për rritjen e të infektuave, Ministria e Shëndetësisë ka bërë me “faj” mos respektimin e distancimit social dhe masave të kontrollit. Mosha mesatare e të prekurve në Shqipëri është 50 vjeç, relativisht e re, krahasuar me vendet e tjera.

Megjithatë deri më tani 104 persona ia kanë dalë që të mposhtin virusin, duke vijuar vetë-karantinimin në shtëpi për 2 javë të tjera. Edhe pse rastet e infektuara po rriten dita-ditës, sërish sipas ekspertëve piku nuk është arritur. Shkak për rritjen e rasteve, drejtoresha e ISHP-së ka bërë mosrepektimin e distancës sociale.  Për të mbajtur nën kontroll një fluks infektimiesh, shqiptarët do të qëndojnë 40 orë brenda shtëpive të tyre dhe do të lejohen që të dalin në 05:00 të mëngjesit të së hënës.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll