Aktualitet

Emigrantët vijojnë të mbahen të bllokuar në kufi, Meta e Basha thirrje qeverisë: Të zgjidhet problemi i tyre

5 Prill 2020, 06:26 Nga DOSJA
Emigrantët vijojnë të mbahen të bllokuar në kufi, Meta

GREQI– Më në fund një zgjidhje e pjeshme për emigratët shqiptarë që kishin mbetur në zonën neutrale të kufirit të Kapshticës. Nga 33 persona që prisinin atje prej ditësh, 6 prej tyre janë kthyer në Greqi dhe 10 të tjerë janë lejuar që të hyjnë në territorin e Shqipërisë, pasi kishin marrë leje.

Ndërkohë 10 të tjerë kanë hyrë në vendin tonë në mënyrë të paligjshme dhe janë gjobitur, për t’u shoqëruar më pas nga Policia për në banesat e tyre, ku edhe do të vetë-karantinohen. Edhe pse disa janë kthyer në Shqipëri, në zonën neutrale kanë mbetur 7 persona të tjerë, të cilët vazhdojnë të presin që të hyjnë në Shqipëri. Të gjithë pretendojnë se nuk janë rezidentë në Greqi dhe se kanë shkuar atje për arsye nga më të ndryshmet, dhe duan që të rikthehen në banesat e tyre.

Ndërkohë deri më tani kryeministri Edi Rama është shprehur i prerë se asnjë shqiptar i mbetur jashtë kufirit nuk do të riatdhesohet pasi është një mbartës potencial i koronavirusit. Por ndryshe mendon opozita dhe Presidenti. Meta në një reagim kërkoi zgjidhje të menjëhershme për këtë situatë, ndërkohë Basha është shprehur se duhet lejuar kalimi i emigrantëve që të mos mbetet ma atdhe.

Ndërkohë emigrantët kanë nisur revoltën dhe nuk kanë lejuar kalimin e kamionëve me mallra. Po ashtu 5 prej tyre kanë pasur probleme shëndetësore dhe janë dërguar në spitalin e Bilishtit.

Grupi i emigrantëve shqiptarë, prej ditësh në pritje në kufi të vendit. Një tjetër shqetësim i tyri është edhe gjoba që mund të pësojnë pasi kanë kaluar afatin 90 ditor të qëndrimit, dhe mund të gjobiten. Dhe pse Rama u shpreh se asnjë emigrant në Greqi nuk do penalizohet me gjobë, disa prej qytetarëve që kanë kaluar kufirin janë detyruar që të paguajnë 1200 euro.

(K.M. A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama ilir meta lulzim basha plani i masave per covid-19 shqiptaret e bllokuar jashte edi rama ilir meta lulzim basha plani i masave per covid-19 shqiptaret e bllokuar jashte

Sondazh

Poll