Aktualitet

Nga nesër as pazaret s’do bëni dot pa autorizim! Tregu i Kombinatit ndahet me ‘korsi’, me hyrje e dalje për të shmangu

5 Prill 2020, 08:19 Nga DOSJA

TIRANË– ‘Rebelët’ do të ndëshkohen! Pamjet e një dite më pare në tregun e Kombinatit kanë detyruar autoritetet që të marrin masa për respektimin e  e distancimit social. Sot janë ndërtuar disa “korsi” për hyrje dhe dalje dhe nga nesër tregu do të jetë me rregulla të reja.

Tregu do të ketë një hyrje dhe një dale të veçantë për të mos pasur përplasje mes qytetarëve. Dhe të gjithë do të kontrollohen për autorizimin, dhe ata që nuk do të jenë të pajisur do të gjobiten.

Në hyrje dhe daljë të vendosen pajisje dezinfektimi në hyrjet dhe daljet, për të vënë rendin, në një zonat më të populluara për kryeqytetit.

Ndërkohë, numri i të infektuarve në Shqipëria ka shkuar në 333, dhe 20 ai i viktimave. Mosha mesatare e të prekurve në Shqipëri është 50 vjeç, relativisht e re, krahasuar me vendet e tjera. Ndërkohë, në Spitalin Infektiv dhe atë “Shefqet Ndroqi”, dy spitalet COVID1 dhe 2, po marrin shërbim 71 persona, 3 prej të cilëve janë të vendosur në aparate respiratore. Numri total i të shëruarve në Shqipëri, ka shkuar në 100.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 tregu i kombinatit koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 tregu i kombinatit

Sondazh

Poll