Aktualitet

‘Izolimi’ i shqiptarëve/ 40 orë brenda, nga e hëna përballen me ndëshkime të reja, Policia s’i kursen gjobat

5 Prill 2020, 05:25 Nga DOSJA
‘Izolimi’ i shqiptarëve/ 40 orë brenda, nga e hëna

TIRANË– Shqiptarët do të rrinë 40 orë brenda. Që prej ditës së djeshme, nga ora 13:00 deri në 05:00 të mëngjesit të hënën, gjithçka është e mbyllur. Edhe pse ditën e sotme të gjithë janë mbyllur në shtëpi, nga e hëna nuk do të kenë mundësi të lëvizin si të duan në orën e tyre të ‘lirisë’.

Nga e hëna fillojnë masat e rrepta dhe dënimet “shembullore”, pasi cilido që nuk ruan radhën, do të përfundojë në burg. Lajmin e ka dhënë kryeministri Edi Rama, duke pretenduar se kjo është e vetmja mënyrë për të fituar ndaj koronavirusit.

Megjithatë kreu i qeverisë paralajmëroi edhe lëshime. Me aprovimin e ekspertëve, Rama tha se po shqyrtohet një mundësi për të liruar masat, një ndër to është edhe përdorimi i makinave personale për ata që shkojnë në punë apo edhe shtyrja e fashave të lëvizjes.

Ndërkohë në qytete, Policia dhe Ushtria vijojnë që në patrullojnë në rrugë për të siguruar që askush mos t’i thyejë rregullat strikte të vendosura për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Gjatë 24 orëve të fundit, 49 drejtues mjetësh u është pezulluar leja e qarkullimit dhe u është bllokuar makina. Gjithashtu është arrestuar edhe një 37-vjeçar me iniciale R. H., banues në Tiranë, i cili kishte autorizim për lëvizje, por po i jepte makinës në gjendje të dehur.

Ndëshkimeve nuk u kanë shpëtuar as qytetarët, pasi 154 persona janë gjobitur me 10 mijë lekë pasi lëvizinin jashtë oratit të lejuar. Me 20.000 lekë gjobë dhe bllokim mjeti për 3 muaj, është ndëshkuar edhe një person, i cili nuk ka zbatuar urdhrin për kufizimin e lëvizjeve në parqe. Nuk ka shpëtuar pa gjë as 4 njësi tregëtare, të cilat nuk e kanë zbatuar orarin e mbylljes dhe gjithashtu ndaj administratorëve të tyre janë marrë masa.

Ndërkohë, numri i të infektuarve në Shqipëria ka shkuar në 361, dhe 20 ai i viktimave. Mosha mesatare e të prekurve në Shqipëri është 50 vjeç, relativisht e re, krahasuar me vendet e tjera. Nga ana tjetër, numri total i të shëruarve në Shqipëri, ka shkuar në 104.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll