Aktualitet

Tentoi të eliminonte mikun e ngushtë pas sherrit, lihet në burg i rrezikshmi me dy emra që forcat RENEA i rrethuan banesën

4 Prill 2020, 20:45 Nga DOSJA
Tentoi të eliminonte mikun e ngushtë pas sherrit, lihet në burg i

LAÇ– Artur Jakupi është lënë në burg ditën e sotme nga Gjykata e Laçit, pak ditë pasi u vu në pranga nga forcat RENEA në shtëpinë e tij në fshatin Godull, në Lezhë. Mësohet se Jakupi, i shpallur në kërkim ndërkombëtar e kombëtar, akuzohet për tentativë vrasjeje ndaj mikut të tij, Denis Mesit.

Në vitin 2019, pas një sherri banal mes Jakupit dhe Mesit, 40-vjeçari i arrestuar tentoi ta vrasë shokun e tij. Nuk dihen ende arsye e ngjarjes, ndërkohë që Jakupi qëndroi i fshehur në baesën e tij në fshatin Godull, deri në momentin që forcat RENEA i rrethuan banesën.

Jakupi kishte dy emra. Ai njihej edhe si Artur ZH., dhe akuzohet për një sërë veprash penaleAi ishte shpallur në kërkim ndëkombëtar në Itali. Pasi Gjykata e Romës, Itali, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Grabitja me armë ”, “Plagosja” dhe “Armëmbajtja pa leje”. Gjithashtu, 40-vjeçari është shpallur në kërkim kombëtar nga Komisariati i Policisë Kurbin, pasi Gjykata e Shkallës Parë Kurbin i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim e mbetur në tentativë”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik”. 

(f.m/dosja.al0

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet artur jakupi artur jakupi laç arrestohet artur jakupi artur jakupi laç

Sondazh

Poll