Aktualitet

Operacioni “Rruga e gabuar”, ambasada e SHBA përgëzon Policinë e Shtetit: Shkatërrim i rrjeteve

6 Shkurt 2019, 14:37 Nga DOSJA
Operacioni “Rruga e gabuar”, ambasada e SHBA përgëzon

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka përgëzuar Policinë e Shtetit për operacioni “Rruga e gabuar”, ku u arrestuan 32 persona të akuzuar për kalimin e paligjshëm të kufirit dhe falsifikim dokumentesh. Ambasada përgëzon Policinë e Shtetit dhe thotë se Departamenti Amerikan i Shtetit ishte pjesë e operacionit, përmes degës DSS.

Reagimi i Ambasadës Amerikane:

Ambasada e Shteteve të Bashkuara përgëzon Policinë e Shtetit dhe zyrën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për suksesin e operacionit “Rruga e Gabuar” të shtunën e kaluar, i cili solli arrestimin e 32 qytetarëve shqiptarë të përfshirë në kalimin e paligjshëm të njerëzve përtej kufirit dhe prodhimin e dokumentave të falsifikuara. Përfshirja e Shërbimit të Sigursë Diplomatike (DSS), dega e zbatimit të ligjit e Departamentit të Shtetit, tregoi mbështetjen tonë për luftën ndaj rrjeteve ndërkombëtare të krimit të organizuar. Shërbimi i Sigurisë Diplomatike është i angazhuar për të bashkëpunuar për hetimet penale me Policinë e Shtetit dhe zyrën e Prokurorisë, me qëllim shkatërrimin dhe çmontimin e këtyre rrjeteve.

Policia e Shtetit, prokuroria e Tiranës në bashkëpunim me agjentët amerikanë kanë arrestuar 32 persona pak ditë më parë. (Lexo ketu). Ata kalonin persona drejt SHBA, Kanadasë dhe Britanisë së Madhe për shuma që kapin vlerën e 20 mijë dollarëve.

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

aktualitet aktualitet ambasada amerikane operacioni rruga e gabuar trafik klandestinesh ambasada amerikane operacioni rruga e gabuar trafik klandestinesh

Sondazh

Poll