Bota

4 Prill 2020, 10:30 Nga DOSJA

ITALI- Pas kryeministrit të  Shqipërisë, Edi Rama, i cili dërgoi 30 mjekë dhe infermierë për t’i ardhur në ndihmë Italisë, një gjest human ka bërë edhe një burrë me origjinë shqiptare që jeton prej vitesh në Itali.

39 vjeçari, Edmond Prenga, i cili është  pronar i  një furre buke, ka vendosur që të falë bukën për t’u ardhur në ndihmë njerëzve që nuk kanë mundësi ta blejnë, duke qenë se Italia është në krizë për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Ai nuk ka pritur që njerëzit të vijnë ta kërkojnë vetë në dyqan, pasi mendonte se ata kanë ndrojte, por ai ka paketuar bukën në qese dhe e ka varur në hekurat e trotuareve duke vënë sipër një mesazh ndihme: “ Nëse ju nevojitet kjo është për ju”.

Edmondi thotë se ishin qytetarët italian ato që e ushqyen para 29 vitesh kur mbërriti në Itali dhe tashmë është koha që ai ta bëjë këtë gjë. Po ashtu ai shprehet se ka një marrëdhënie shumë të fortë me Italianët, dhe nuk ka harruar të përmend as ndihmën që kryeministri Rama i ofroi Italisë.

” Kam provuar urinë, kam mbërritur në Itali në vitin 1998 pa para, i di mirë këto problem. Kështu që vendosa t’i lija qeset me bukën jashtë, sepse mendova se njerëzit kanë turp të kërkojnë ushqim. Ne u rritëm, arrëdhënia me italianët është e forte. Ne shqiptarët e dimë varfërinë, sot po rimëkëmbemi, por nuk ka qenë gjithmonë kështu. Unë mendoj se Edi Rama bëri një gjë të bukur , e cila tregon zemrën e madhe të shqiptarëve dhe lidhjen me Italinë ”.- Është shprehur Edmondi për mediat Italiane.

Ndërkohë shembullin e Edmondit e kanë ndjekur shumë biznese tjera të vogla.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni edi rama edmone pranga koronavirusi ne itali edi rama edmone pranga koronavirusi ne itali

Sondazh

Poll

Bota 4 Prill 2020, 08:56

Propozime për heqjen e masave kufizuese

GJERMANI – Kufizime drastike, ndërmarrje, dyqane dhe restorante të mbyllura në masë të gjërë, gjithnjë e më shumë të papunë, një nivel i papërfytyrueshëm ...