Aktualitet

COVID-19 s’i tremb pensionistët, tregu i Kombinatit i mbushur me qytetarë, produktet preken me duar…në vrap për

4 Prill 2020, 10:27 Nga DOSJA
COVID-19 s’i tremb pensionistët, tregu i Kombinatit i mbushur me

TIRANE- Koronavirusi nuk i tremb pensionistët në Tiranë, e as ndërprerja për një vit e pensionit në rast se kapen duke dalë. Tregu i Kombinatit, mesditën e të shtunës në orën 12:00 ka shënuar pikun e lëvizjes, me qytetarë të cilët blejnë produkte ushqimore. Siç shihet edhe në foto, tregu është i mbushur me qytetarë të grumbulluar.

Një pensionist i pranishëm në treg, i pyetur nga gazetarja e Report Tv, Eliza Gjediku se pse ka thyer urdhërin dhe ka dalë nga shtëpia u shpreh: Nuk e di çfarë thotë qeveria. Unë s’kam njeri. Kam gruan me diabet, do i marr gjërat.

Ndërkohë që probleme ka edhe me ruajtjen e distancës, por edhe me prekjen e fruta perimeve. Produktet nuk janë të mbuluara, dhe qytetarët vazhdojnë t’i prekin me duar, në kundërshtim me urdhërin e AKU, që detyron tregtarët t’i bëjnë gati produktet dhe t’ua japin qytetarëve për të evituar kështu prekjen e produkteve dhe përhapjen e koronavirusit.

Sakaq është rënduar situata me COVID-19. 216 të testuar në 24 orët e fundit nga të cilët, 29 kanë rezultuar pozitiv. 18 viktima. 99 persona të shëruar, staf mjekësor dhe qytetar. Totali i testimeve, 2247. Mosha mesatare e të infektuarve është 50 vjeç.

(f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet eliza gjediku tregu i kombinatit eliza gjediku tregu i kombinatit

Sondazh

Poll