Aktualitet

LAJM I MIRË, mjeku Dhimitër Kraja lë spitalin, fiton betejën me COVID-19

4 Prill 2020, 09:29 Nga DOSJA
LAJM I MIRË, mjeku Dhimitër Kraja lë spitalin, fiton betejën

TIRANE– Mjeku Dhimitër Kraja ka fituar betejën me COVID-19. Mjeku është larguar sot nga ambientet e spitalit për të vazhduar karantinimin në shtëpinë e tij. Bashkë me Krajën, numri i mjekëve dhe infermierëve të shëruar shkon në 19.

Kraja iu bashkua kolegëve të tij pasi kishte dalë në pension për të ndihmuar në trajtimin e të prekurve me COVID-19, në spitalin Infektiv, ku dhe u infektua nga koronavirusi.

 

Kraja është një nga pensionistët që iu përgjigj thirrjes së qeverisë për t’u kthyer sërish në detyrë për të luftuar me Covid-19.

Për fat të mirë tashmë ai arriti ta mundte koronavirusin. Infektimi i tij trishtoi mbarë opinionin publik si shembulli i vetësakricës përballë COVID-19.

Ndërkohë që numri i të infektuarve në vendin tonë ka shkuar në 304 dhe 17 viktima. Fatmirësisht Shqipëria e ka përjetuar më mirë se vendet e tjera përhapjen e sëmundjes duke evituar përhapjen masive. 89 persona janë shëruar nga COVID-19, ndërsa 81 të tjerë po marrin trajtim në të dyja spitalet COVID. 9 fëmijë janë prekur nga virusi, të cilët ndodhen në gjendje të mirë për jetën në shtëpitë e tyre.

(f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dhimiter kraja dhimiter kraja

Sondazh

Poll