Aktualitet

Aksidentohet gjatë punës, vdes naftëtari 60-vjeçar në Berat, arrestohet shefi i Sektorit

4 Prill 2020, 09:38 Nga DOSJA
Aksidentohet gjatë punës, vdes naftëtari 60-vjeçar në

BERAT- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në ndërmarrjen e Nxjerrjes së Naftës në Kuçovë ku ka humbur jetën pas një aksidenti në punë, një naftëtari. L.F., 60 vjeç ishte duke punuar kur ka humbur jetën. Ndërkohë Policia njofton se ka arrestuar shefin e Sektorit. B.T., 48 vjeç.  Burime për Dosja.al bëjnë me dije se 60-vjeçari ishte duke punuar në pusin e naftës kur një pjesë betoni u shkëput dhe e goditi në kokë.

NJOFTIMI I PLOTË:

Berat Arrestohet në flagrancë Shefi Sektorit në Ndërmarrjen e Prodhimit e Nxjerrjes të Naftës, në Kuçovë, për shkelje të rregullave në punë, nga pakujdesia.

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit B.T., 48 vjeç banues në Kuçovë, me detyrë Shefi i Sektorit në Ndërmarrjen e Prodhimit e Nxjerrjes së Naftës në Kuçovë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, në këtë ndërmarrje shtetasi L.F., 60 vjeç duke punuar është aksidentuar dhe ka ndërruar jetë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Shkelje e Rregullave në punë nga Pakujdesia”.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksident në punë vdes naftetari aksident në punë vdes naftetari

Sondazh

Poll